Horoskopi JAVOR për datat 28 Tetor – 3 Nëntor 2024, puna dashuria dhe financat
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme. DASHI (21.03. – 20.04.) Puna: Situata […]
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Situata financiare nuk është edhe aq e volitshme, mirëpo gjatë kësaj jave ka gjasa të bëni diçka rreth kësaj çështjeje, nëse i përkushtoheni me m shumë zell punës. Pjesa e dytë e javës është e përshtatshme për të kërkuar burime plotësuese të të ardhurave.
Shëndeti: Është mirë që t’i jepni vetes një pushim, në mënyrë që të mos vuani nga anemia.
Dashuria: Kini më shumë kujdes kur debatoni me personin e dashur, sepse do të rrezikoni të shkaktoni grindje dhe polemika. Mos u përpiqni që t’ia impononi qëndrimet dhe mendimet tuaja personit të dashur. Në pjesën e dytë të javës keni gjasa të mira që mosmarrëveshjet eventuale t’i zgjidhni dhe të filloni një jetë më të qetë dashurore.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Kjo javë do të jetë e suksesshme. Do të dini të organizoheni më mirë dhe më racional në përdorimin e financave, andaj edhe do të keni mundësi t’i kapërceni shumicën e vështirësive në planin afarist. Me veprime të mençura do të përmirësoni gjendjen financiare. Nga mesi i javës do të keni një ofertë për të filluar një punë të re.
Shëndeti: Dhimbje në kurriz dhe në shpinë.
Dashuria: Këtë javë do t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me personin e dashur, të cilat po zgjasin tashmë një kohë të gjatë. Është koha të filloni një bisedë të hapur me partnerin, në mënyrë që t’i harmonizoni planet për të ardhmen tuaj. Duhet të jeni të gatshëm për kompromise. Nga fundi i javës shfaqni ndjenjat dhe emocionet tuaja para personit që e dashuroni.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Edhe këtë javë ka gjasa të keni disa peripeci të vogla për shkak të situatës financiare, mirëpo kryesisht do të merrni vendim të drejtë. Bashkëpunimi me personat autoritarë edhe më tej është burim i frustrimeve tuaja, por edhe nuk do t’u kushtoni rëndësi disa vërejtjeve të bashkëpunëtorëve.
Shëndeti:Do të keni shëndet të mirë.
Dashuria: Me mençuri po i kapërceni disa ngjarje dhe thashetheme, të cilat po ndikojnë të keq në marrëdhënien tuaj me personin e dashur. Mos prisni se zgjidhja e mirë do të vijë papritmas, vetvetiu. Bëhuni mjaft i sinqertë dhe përpiquni që të lini përshtypje të mirë ose parashikoni që më parë reagimin emocional të personit të dashur.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Do të arrini sukses më të mirë nëse punët i kryeni së bashku me ekipin. Do t’ju ofrohen mundësi të volitshme për të filluar një bashkëpunim të ri afarist, madje me një partner me të cilin edhe më parë keni bashkëpunuar.
Shëndeti: Herë pas herë do të vuani nga migrena.
Dashuria: Në pjesën e parë të javës do t’i realizoni disa dëshira të mëdha dhe të bukura dashurore dhe do të krijoni harmoni të jashtëzakonshme dhe stabilitet në jetën tuaj dashurore. Nëse jeni të lirë, do të mund të njihni një person i cili merret me sport dhe do të jetë atraktiv, me të cilin do të mund të keni interesime të shumta të përbashkëta dhe do të mund të filloni një lidhje të re dashurie.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: E vetmja gjë që ju shkon për dore këtë javë është mençuria. Po bëni veprime të drejta në planin afarist. Me pak angazhim do të krijoni përfitime materiale. Do të mendoni në mënyrë konstruktive dhe do ta keni më lehtë se në periudhën e kaluar që t’i realizoni idetë tuaja të mëdha.
Shëndeti: Jeni duke u këndellur nga streset dhe jeni duke e kuptuar se kot jeni nevrikosur. Gjërat shikoni me dashamirësi.
Dashuria: E tërë java do t’ju kalojë me tendosje, hidhërime dhe do të shpërtheni edhe për gjërat më të vogla. Çdo gjë që jua thotë personi i dashur ju do ta përjetoni si provokim, gjë do t’ju shkaktojë grindje dhe konflikte të shpeshta. Nëse nuk do të mund të kontrolloni veten, do të mund të rrezikoni seriozisht lidhjen tuaj.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Këtë periudhë do t’ju ofrohen mundësi të mira për të filluar një punë të re. Do të dini t’i rregulloni gjërat në mënyrë racionale dhe do t’i përdorni të ardhurat tuaja në mënyrën më të mirë. Partneritetet e reja mund t’i zhvilloni duke iu bashkuar grupeve të investimeve.
Shëndeti: Merruni me aktivitete fizike dhe qëndroni më shumë në ambiente të hapura.
Dashuria: Këtë javë do të keni mundësi t’i realizoni qëllimet e rëndësishme në planin emocional, ndërkaq nëse jeni të martuar do të mund ta përmirësoni gjendjen pronësore duke blerë disa paluajtshmëri. Megjithatë, kini më shumë kujdes me investimet dhe me ndarjen e financave të përbashkëta, sepse do të mund t’ju shkaktohen konflikte me partnerët tuaj.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Këtë javë do të keni mundësi të lidhni një kontratë të re afariste, ndërkaq sukses do të arrini nëse merreni me punë publike apo me veprimtari juridike. Vazhdoni t’i zbatoni të gjitha idetë dhe planet tuaja. Është me rëndësi të keni afër vetes bashkëpunëtorë të besueshëm, me të cilët ju lidin interesat afariste.
Shëndeti: Probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe me mushkëritë. Bëjeni një kontroll mjekësor.
Dashuria: Assesi nuk po mund të pajtoheni me personin e dashur, veçanërisht nëse jeni të martuar. Do keni prirje të shfaqni karakterin tuaj të rëndë, të bëni sjellje të pahijshme dhe të pamenduara, andaj nuk do t’ju mungojnë grindjet dhe konfliktet serioze. Nëse nuk do të mund të kontrolloni veten, do të rrezikoni seriozisht lidhjen tuaj.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Punët të cilat i keni lënë pa i përfunduar apo u jeni shmangur, tani është koha që duhet t’i përfundoni. Nëse do të jeni të detyruar të merrni pjesë në një proces gjyqësor apo të zgjidhni probleme të natyrës juridike, këto obligime duhet t’i keni në plan të parë.
Shëndeti: Do të keni shëndet stabil, pa ndonjë ndryshim të dukshëm.
Dashuria: Aktivizoni aftësitë tuaja të joshjes. Personin të cilin dëshironi ta bëni për vete, me padurim po pret të merrni ju i pari iniciativën dhe t’i bëni ftesë për t’u takuar. Kushtojani tërë kujdesin tuaj dhe suksesi do të jetë i garantuar. Nga fundi i javës do të përjetoni çaste të paharrueshme.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Mos filloni punë të cilat kërkojnë shumë angazhim dhe mos e ngarkoni veten pa pasur nevojë. Çdo vendim që merrni duhet të mendoheni dy herë. Mos e nënçmoni rolin e dikujt me rastin e ndërmjetësimit në fushën afariste e financiare.
Shëndeti: Jeni vazhdimisht nën stres. Keni nevojë të qëndroni më shumë në natyrë dhe të relaksoheni.
Dashuria: Entuziazmin që e keni ndier gjatë ditëve të kaluara do të bjerë pak, nga çasti në çast do të zbuloni anët e mira të lidhjes suaj me personin të cilin e dashuroni. Dashuria gradualisht do të shndërrohet në marrëdhënie të harmonishme, ndërkaq ju do të jeni gjithnjë e më i kënaqur dhe më i lumtur.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Mund të keni suksese afariste, por sidoqoftë, jo edhe në kushte mjaft të volitshme. Mos lejoni që kritikat e të tjerëve t’ju shqetësojnë. Debatet do të shtyjnë planet tuaja për një kohë. Beteja vazhdon. Do të dëshironi të qartësoni shumë gjëra lidhur me të afërmit tuaj.
Shëndeti: Duhet të mbani formën e mirë fizike. Merruni më shumë me aktivitete sportive.
Dashuria: Nuk jeni të sigurt dhe nuk dëshironi që haptas t’ia tregoni ndjenjat tuaja personit me të cilin dëshironi të filloni lidhje dashurie, mirëpo jeni mjaft i sinqertë dhe dini saktë se çka dëshironi. Mos e refuzoni mundësinë që me këtë person mund të zhvilloni lidhje të harmonishme.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Fokusoni energjinë tuaj në drejtim të duhur këtë javë. Zemërimi do t’u kaplojë nëse prisni ndihmë nga të tjerët. Udhëtimet apo projektet familjare duhet të jenë në mendjen tuaj. Puna e mundimshme do të sjell shpërblime. Duhet të qartësoni qëllimet tuaja dhe zbuloni se çfarë pritet nga ju.
Shëndeti: Kujdes me ushqimin e pakontrolluar. Bëni mirë të mendoni të nisni një dietë.
Dashuria: Nuk do të keni shqetësime të mëdha në këtë javë. Në fundjavë do ta keni një takim që ndoshta do të ju ngjall dëshirën për kënaqësi. Personi i dashur po ndikon pozitivisht në gjendjen tuaj të mirë shpirtërore. Tani jeni duke i shikuar gjërat nga një këndvështrim krejtësisht pozitiv
PESHQIT (20.2 – 20.03.)
Puna: Mund të përfitoni të holla, por sidoqoftë, jo edhe në kushte mjaft të volitshme. Mos lejoni që kritikat e bashkëpunëtorëve t’ju shqetësojnë. Debatet do të shtyjnë planet tuaja për një kohë. Mos hiqni dorë nga planet tuaja. Përpiquni që t’i qartësoni shumë gjëra lidhur me të afërmit tuaj.
Shëndeti: Keni nevojë për ta mbajtur trupin në formë. Shkoni në palestër.
Dashuria: Personi i dashur po përpiqet të ndikojnë në qëndrimet taja, mirëpo kjo gjë vetëm sa po ju bën që të rezistoni edhe më shumë. Grindjet dashurore pranoni si fazë kalimtare. Nga mesi i javës raportet tuaja me personin e dashur do të përmirësohen. Mbështetuni në atutë tuaja “sekrete” dhe në sharmin joshës të cilin e posedoni.
What's Your Reaction?