Saka thyen rekordin e Thierry Henry
Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, theu një tjetër rekord për “topçinjtë” në Premier League me golin që realizoi në barazimin 2-2 me Liverpoolin
Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, theu një tjetër rekord për “topçinjtë” në Premier League me golin që realizoi në barazimin 2-2 me Liverpoolin në “Emirates”.
Futbollisti anglez, në moshën 23 vjeç e 52 ditë theu rekordin e legjendës Thierry Henry, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e Arsenalit që arrin shifrën e 50 golave në Premier League.
Sulmuesi i “Tre Luanëve” numëron në total 62 gola dhe 60 asistime në 237 paraqitje për Arsenalin.
Sa i përket futbollistit që e ka arritur më shpejt shifrën e 50 golave në Premier League, ai është Robbie Fowler, në moshën 20 vjeç e 252 ditë, ndërsa në vendin e dytë, Michael Owen, 20 vjeç e 256 ditë. Në këtë renditje të përgjithshme, Saka është i shtati.
What's Your Reaction?