KE presion Kosovës dhe Serbisë, raporti i progresit: Dy vendet të normalizojnë marrëdhëniet

Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ndërmarrin hapa në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të

Tetor 28, 2024 - 11:55
 0
KE presion Kosovës dhe Serbisë, raporti i progresit: Dy vendet të normalizojnë marrëdhëniet
Reklamë
Reklamë

Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ndërmarrin hapa në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve si dhe të dtyrimeve të tjera, të dala nga procesi i dialogut.

Kjo porosi është përfshirë në draftet e Raporteve të Progresit si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, të cilat do të miratohen në Bruksel në fund të këtij muaji.

Sipas Radio Evropa se Lirë  në dokument  të dyja palëve u rikujtohet se rrugëtimi i tyre drejt BE-së është i kushtëzuar me procesin e normalizimit të raporteve mes tyre.

Reklamë
Reklamë

Si pengesë në procesin e normalizimit përmendet mungesa e hapave nga ana e Serbisë lidhur me ndeshkimin e sulmit terrorisat ne Banjske.

“Procesi i normalizimit të marrëdhënieve vazhdon të ndikohet nga mungesa e hapave të mjaftueshëm nga ana e Serbisë për të siguruar përgjegjësi dhe për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet e dhunshme nga serbët e armatosur të Kosovës ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, 2023, në Banjskë, që ishin përshkallëzimi më i rëndë në vitet e fundit”, thuhet në raport.

Ndërsa për Kosovën nenvizohet se ende nuk ka nisur procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në raport vlerësohet se tensionet në veri të Kosovës, mbeten të larta dhe përsëriten kritikat ndaj autoriteteve të Prishtinws zyrtare për  “veprime të pakoordinuara”, të cilat thuhet se kanë nxitur tensione.

Po ashtu bëhet thirrje, që funksionimi i nismave rajonale të mos ndikohet nga mospajtimet dypalëshe.

Raportet e Progresit për dhjetë vende do të miratohen në takimin e Komisionit Evropian të mërkurën. /vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.