“Është shtuar fataliteti”/ Çdo ditë dy të aksidentuar me monopatina, mjekët: Pasojat janë afatgjata
Duket një mjet komod dhe i shpejtë për të mbaruar punë, por në fakt aksidentet që po vijnë si pasojë e përdorimit të skuterëve në rrugë janë dyfishuar dy vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare që vijnë nga Spitali Universitar i Traumës, nga 214 aksidente të shënuara në 2023-in, këtë vit deri më tani ka […]
Duket një mjet komod dhe i shpejtë për të mbaruar punë, por në fakt aksidentet që po vijnë si pasojë e përdorimit të skuterëve në rrugë janë dyfishuar dy vitet e fundit.
Sipas statistikave zyrtare që vijnë nga Spitali Universitar i Traumës, nga 214 aksidente të shënuara në 2023-in, këtë vit deri më tani ka pasur 554 aksidente me këtë mjet.
“Aksidentet si pasojë e përdorimit të monopatinave janë dyfishuar. Nga 214 që u regjistruan në 2023, sivjet janë shënuar 554. Pra pothuajse kemi çdo ditë dy të aksidentuar nga monopatinat, ndërkohë që janë shënuar edhe fatalitete,” tregon Edvin Selmani, mjek ortoped i Spitalit të Romës.
Përplasjet me këtë mjet janë të frikshme dhe shumëfaktoriale. Për pasojë edhe traumat janë me pasoja afatgjata deri edhe invalidizuese.
“Traumat nga aksidentet me monopatina prekin shpesh kokën, ekstremitet, gjymtyrët, si dhe shtyllën kurrizore. Ato vijnë si pasojë përplasjeve të forta me mjete të tjera apo të kokës në trotuar, duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin, deri edhe fatalitete,” shton Dr. Selmani.
What's Your Reaction?