Ngrihet me 5 vite mosha e përfituesve të kredisë së butë, nënkryetari i Bashkisë Tiranë: Për shkak të rritjes së çmimeve, vlera e përfituar më e lartë

Rritet me 5 vite mosha e përfituesve të kredisë së butë për të gjithë qytetarët rezidentë në kryeqytet. “Rritet mosha në 40 vjeç e përfituesve të kredisë së butë nga Bashkia e Tiranës. Të gjithë qytetarët, kryesisht çiftet e reja, të cilët nuk e kanë tejkaluar këtë moshë, mund të përfitojnë nga kredia e butë […]

Tetor 28, 2024 - 17:10
 0
Ngrihet me 5 vite mosha e përfituesve të kredisë së butë, nënkryetari i Bashkisë Tiranë: Për shkak të rritjes së çmimeve, vlera e përfituar më e lartë
Reklamë
Reklamë

Rritet me 5 vite mosha e përfituesve të kredisë së butë për të gjithë qytetarët rezidentë në kryeqytet.

“Rritet mosha në 40 vjeç e përfituesve të kredisë së butë nga Bashkia e Tiranës. Të gjithë qytetarët, kryesisht çiftet e reja, të cilët nuk e kanë tejkaluar këtë moshë, mund të përfitojnë nga kredia e butë me 3% nga pamundësia për të blerë një aparatament me çmimet e tregut.”

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Për t’ju gjendur sa më shumë familjeve në nevojë, është bërë një renditje prioritare, ku përcaktohen familjet ku bashkëshortët janë deri në 40 vjeç, ka qeneë 30-të, pastaj 35 vjeç dhe tani është bërë 40 që të përfitojnë më shumë familje. Kategoria e dytë janë anëtarë ose familje të komuniteteve rome dhe egjiptiane dhe kataegoria e tretë janë gra kryefamiljare. Por absolutisht nuk përjashtojnë asnjë individ apo familje për të bërë aplikim dhe për të përfituar.

Reklamë
Reklamë

Për shkak të rritjes së pagave, edhe kufiri i të ardhurave maksimale që duhet të ketë një familje është rritur. Kështu, një familje me 1 ose 2 anëtar për të blerë një garsoniere, nuk duhet të tejkalojë nivelin e pagës prej afro 80 mijë Lekësh.

“Duke qenë se çmimet janë rritur, edhe nivelet e kredive për qytetarët 1 person, 2 apo me radhë, do përfitojnë një indeksim sipas tregut të banesave duke iu referuar entit të banesave.”

Janë afro 1200 familje që pritet të përfitojnë nga ky subvencionim, duke e çuar në afro 5 mijë përfitues që prej vitit 2015.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredive, ose siç quhet kredi e butë.”

Çdo aplikues ka një sisitem pikëzimi, i cili bazohet në kushtet e strehimit, familjare, sociale dhe ekonomike. Në total arrijnë në 100 pikë që qytetari duhet të plotësojë për të përfituar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.