DETAJE/ U vra nga “rivali”, Dritan Hakaj kishte debatuar disa herë me të moshuarin italian, vijonte lidhjen me gruan e 78-vjeçarit

Dritan Hakaj, 45 vjeç u vra me armë zjarri nga fqinji i tij në Itali. Autori i dyshuar, është  Walter Budri, 78 vjeç.

Tetor 28, 2024 - 18:50
 0
DETAJE/ U vra nga “rivali”, Dritan Hakaj kishte debatuar disa herë me të moshuarin italian, vijonte lidhjen me gruan e 78-vjeçarit
Reklamë
Reklamë

Dritan Hakaj, 45 vjeç u vra me armë zjarri nga fqinji i tij në Itali. Autori i dyshuar, është  Walter Budri, 78 vjeç. 78-vjeçari dyshonte se shqiptari kishte lidhje me bashkëshorten e tij.

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Sipas fqinjëve, nuk ishte hera e parë që ata debatonin dhe në disa raste ka ndërhyrë edhe policia.

“Unë dhe gruaja ime u zgjuam sepse dëgjuam zhurmë. Në fillim menduam se ishin fishekzjarre të hedhura nga fëmijët, por më pas kuptova se dikush po qëllonte me armë nëpër shkallë. U tremba”, thotë fqinji i të moshuarit.

Reklamë
Reklamë

Sipas mediave italiane shqiptari kishte precedent të mëparshëm  për drogë, krime pronësie dhe prostitucioni.

45-vjeçari, në fakt, prej muajsh frekuentonte shtëpinë e Budrit, pavarësisht se pensionisti e kishte nxjerrë disa herë jashtë. Sipas asaj që është rikonstruktuar nga karabinierët, rreth orës tre të mëngjesit të së shtunës shqiptari hyri i dehur në shtëpi dhe sulmoi gruan në sy të djalit të saj njëmbëdhjetëvjeçar nga një lidhje e mëparshme.

I moshuari, autor i ngjarjes, dëgjoi britmat dhe ndërhyri për të mbrojtur gruan. Në një moment 78-vjeçari rrëmbeu armën të cilën e kishte të paligjshme dhe e kërcënoi Hakajn duke i kërkuar të largohej. Ai qëlloi dy herë në ajër dhe shqiptari u largua me vrap nga shkallët.

Por 78-vjeçari e ndoqi dhe e qëlloi një herë në gjoks. Hakaj humbi jetën në vendin e ngjarjes. 78-vjeçari u arrestua dhe ndodhet në burgun e San Vittore në pritje të seancës dëgjimore të tij./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.