Fund tetori me ‘bum’ vështirësish, Meri Shehu: Binjakët kalojnë ‘tornadon’, Akrepët bëhen me nerva

Java e fundit e tetorit është tipike për Hallouinin, “rrengje dhe surpriza’. Fillimisht, sipas parashikimit të Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, do të duhet të rivlerësojmë marrëdhëniet me financat duke përzierë optimizmin me realizmin. Me kalimin e Mërkurit në Akrep të mërkurën, do të ketë surpriza ndaj të cilave duhet të jemi të […]

Tetor 28, 2024 - 18:55
 0
Fund tetori me ‘bum’ vështirësish, Meri Shehu: Binjakët kalojnë ‘tornadon’, Akrepët bëhen me nerva
Reklamë
Reklamë

Java e fundit e tetorit është tipike për Hallouinin, “rrengje dhe surpriza’. Fillimisht, sipas parashikimit të Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, do të duhet të rivlerësojmë marrëdhëniet me financat duke përzierë optimizmin me realizmin.

Me kalimin e Mërkurit në Akrep të mërkurën, do të ketë surpriza ndaj të cilave duhet të jemi të hapur e njëkohësisht të kemi kujdes nga reagimet impulsive. Hëna e re në Akrep është mundësi për reflektim dhe rigjallërim emocional çka do të nisë edhe një cikël më pozitiv.

Meri Shehu: Është një javë e rëndësishme, është fundi i tetorit dhe fillon me një bum vështirësish ose vështirësisë janë para. Kjo jo për t’u trembur por për të marrë parasysh ditët e para të kësaj jave që janë disi më të vështira sesa fundi i javës. Sot fillon java me një kundërshtim të Afërditës, një planeti ekonomik që është në Shigjetar me Saturnin në Peshk. Shenjat Shigjetar, Peshk, Virgjëreshë, Binjak do të fillojnë të hasin një rezistencë në çështjet personale se Afërdita kap çështje shumë personale si ndjenja, emocione, bisedime shumë të rëndësishme por dhe çështjet ekonomike hasin një ngurtësim. Mund të kenë një lajm të papritur në kuptimin që prisnin një propozim pune të një pune të aprovohej, dokumenti ose aprovimin e një çështjeje familjare dhe kjo sikur penalizohet ditët e para të kësaj jave. Nesër e pasnesër Mërkuri në Akrep bën një kundërshtim të plotë me Uranin në Dem kështu që do të fillojnë të penalizohen Demët, Ujorët, Luanët dhe Akrepët, në situata dhe në çështje të caktuara, do të kenë lajme të papritura ose aty ku mendonin që punën e kishin në rregull vjen një telefonatë, tension ose sherr i papritur. Në datën 3 kemi hënën e re në Akrep dhe kjo sikur jep një lloj çlirimi, akujt fillojnë të shkrihen.

Reklamë
Reklamë

Dashi – 3 yje

Pavarësisht se sot kundërshtohet Afërdita në Shigjetar me Saturnin në Peshk që është i vështirë dhe i mban pak në ajër e pezull për çështje ligjore, të jashtme, me banka, kredi, udhëëtime e kontakte personale, këta penalizohen këto ditët e para por pas së mërkurës gjërat fillojnë dhe marrin një drejtim, çlirohen ekonomikisht.

Demi – 2 yje

Do të kenë parasysh që në marrëdhëniet ndërpersonale ditët e para të javës nuk janë të mira. Marrëdhëniet në çift, bashkëpunimet e ngushta ose një kontratë pune aty ku mendonin se është në rregull mund të ketë përmbysje dhe lajme që i vënë në një pozitë shumë të vëshirë kështu që Demët duhet të rezistojnë edhe 3-4 ditët e para. Pas datës 3 hëna e re në Akrep u jep një fushëpamje më të mirë ose u sjell diçka të re në bashkëpunime ose marrëdhënie në çift.

Binjakët – 1 yll

Kanë prapaskena në lidhje me punën, kanë rënie në pozicionet e tyre. Fillimi i javës nuk është pozitiv nëse kanë punë me shtetin, ligjin ose çështje të rëndësishme ekonomike dhe marrëdhëniet në çift duhet t’i shohin me kujdes sepse fillimi i javës nuk i favorizon. Hëna e re në datën 3 u jep një hapësirë në lidhje me punën kështu që duhet të presin sepse tornadoja që erdhi papritur fillon të rregullohet. Fundi i javës do të jetë relativisht më i qetë.

Gaforrja – 3 yje

Duhet të jenë në një histori më të mirë suksesi sepse hëna e re në Akrep pas datës 3 u jep një avantazh në çështjet ekonomike, personale, marrëdhëniet me fëmijët ose opsion që ka të bëjë me një fushë krijimtarie artistike, biznes i ri, plan i ri për veten, sidomos ato që janë femra në shenjën e Gaforreve mund të marrin një iniciativë. Sot nuk është dita që të marrin një vendim në çështjet personale, madje mund të kenë një rikthim mbrapsht të dikujt që shkon t’i propozojë dhe nuk e gjejnë veten aty. Kujdes shëndetin në fillim të javës.

Luani – 2 yje

Ky kundërshtim i Mërkurit në Akrep me Uranin në Dem jep të papritura që kanë të bëjnë me karrierën, familjen por edhe një vështirësi lidhur me një çështje ekonomike që është pak e fshehtë ose presion ekonomik. Ata që kanë ndier presion ditët ose muajt e fundit është momenti më i vështirë për t’u përballur me të, është si ajsbergu i Titanikut.

Virgjëresha – 3yje

Janë në një fat më të mirë sepse planetët nuk kundërshtohen aq fuqishëm. Akrepi me Virgjëreshën kanë gjithmonë një marrëdhënie të mirë, pra në datën 3 arrin ta gjejë veten pas një ëndrre të keqe, pas një situate të vështirë, lajmeve dhe pengesave në fushën ligjore, komunikimin me të tjerët. Nuk ndihen komode në aspektin psikologjik.

Peshorja – 4 yje

Në fundjavë do të kalojë Mërkuri në Shigjetar dhe ky është një moment i mrië sepse hapet fusha e komunikimit, loja dhe diskutimet e mira. Deri në atë pikë do të ketë një problem të rëndësishëm në çift dhe çështjet ekonomike. 4 yjet i marrin sepse hëna e re në datën 3 u jep një avantazh në punët e tyre dhe Mërkuri në fund të javës i bën më optimistë dhe komunikojnë më shumë. Fillimi i javës është i vështirë në çështjet ekonomike dhe personale.

Akrepi – 4 yje

Hëna e re është në shenjën e tyre në datën 3, vështirësitë i heqin prapa por duhet të kenë kujdes në jetën erotike, të papritura që lidhen me punën dhe karrierën, në pasiguri të ndryshme, një kushtëzim ose problem ekonomik që i kushtëzon, detyrime që nuk i prisnin. Akrepët janë pak me nerva dhe mund t’jua presin pak shkurt ose të jenë në kërkim të fatit të madh, por në fund të javës Mërkuri në Shigjetar u jep shanse të mira ekonomike, çlirohen.

Shigjetari – 3 yje

Do të presin fundin e javës të futet Mërkuri në shenjën e tyre, do të jenë më komunikues dhe gjërat do t’i marrin më me terezi. Deri atëherë do të zgjidhin një çështje të rëndësishme që ka të bëjë me punën, ekonominë ose në një marrëdhënie të ngushtë familjare, sidomos sot. Sot nëse u bëhet një prapskenë ose marrin një vendim apo dikush u thotë “jo” vazhdon deri nesër në drekë. Shumë Shigjetarë mund të presin “po” dhe të dalë një “jo” kështu që mund edhe të mërziten.

Bricjapi – 2 yje

Sot Saturni, planeti i tyre kundërshtohet me Afërditën dhe ndihen të ftohtë. Janë të ftohtë por shikojnë që njerëzit nuk i marrin me kaq lehtësi kërkesat e tyre dhe u thonë që “kjo çështje ekonomike nuk bëhet, kjo nuk aprovohet” ndihen më të kushtëzuar. Sot e nesër nuk është dita për të kërkuar dhe marrë dashuri. Këtë periudhë duhet të presin.

Ujori – 3 yje

Merren shumë me fushën e karrierës, nëse presin diçka në karrierë ose një ndryshim pune, ta presin nga data 3 e tutje. Edhe nëse presin një lidhje, marrëdhënie apo hapje të re do ta presin pas kësaj date. Deri në datën 3 janë shumë konfuzë me lidhjet, punët ekzistuese ose ndihen disi të dehur, jo në kuptimin e mirë të fjalës.

Peshqit – 1 yll

Mos të mërziten sepse sot kanë kundërshtim e Saturnit në shenjën e tyre me Afërditën në Shigjetar kështu që nuk u hapen punët me shtetin, jetën personale dhe nuk marrin avantazhet. Nesër miqtë e shokët nuk u dalin në krah. Në fundjavë mund të kenë një avantazh ose me datën 3 me hënën e re në Akrep mund ta ndiejnë veten që fitojnë diçka më në fund.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.