Megjithëse aksidentet rrugore u shtuan, vdekjet dhe plagosjet e rënda u pakësuan
Nga Eduard Zaloshnja Me shtimin e automjeteve në qarkullim janë shtuar nga viti në vit edhe aksidentet rrugore. Kështu në 9-mujorin e parë vjet u regjistruan 863 aksidente rrugore, ndërsa sivjet u regjistruan plot 1228 aksidente rrugore në të njëjtën periudhë (një rritje me 42%). Sidoqoftë, pasojat më të rënda të aksidenteve rrugore – vdekjet […]
Nga Eduard Zaloshnja
Me shtimin e automjeteve në qarkullim janë shtuar nga viti në vit edhe aksidentet rrugore. Kështu në 9-mujorin e parë vjet u regjistruan 863 aksidente rrugore, ndërsa sivjet u regjistruan plot 1228 aksidente rrugore në të njëjtën periudhë (një rritje me 42%).
Sidoqoftë, pasojat më të rënda të aksidenteve rrugore – vdekjet dhe plagosjet e rënda – u ulën me 6% nga vjet në sivjet (shihni tabelën më poshtë). Ndërkohë, vdekjet në veçanti u ulën me 18%.
Nuk ka të dhëna të hollësishme publike mbi ndryshimet në përbërjen e flotës së automjeteve në qarkullim nga vjet në sivjet, dhe as mbi ndryshimet në përdorimin e rripit të sigurisë nga përdoruesit e automjeteve.
Me këto të dhëna mund të analizohej pakësimi i pasojave të rënda në aksidente, pavarsisht rritjes së numrit të tyre. Sidoqoftë dihet se numri i gjobave të Policisë Rrugore ndaj shkelëve të Kodit Rrugor është rritur 8% këtë vit.
What's Your Reaction?