Ankthi, sëmundja e të rinjve/ Shkak stresi, lëndët narkotike dhe paaftësia për zgjidhjen e vështirësive
Ankthi është një nga çrregullimet më të shpeshta tektë rinjtë. Edhe pse në vendin tonë nuk ka shifra të sakta në lidhje me sëmundshmërinë, mjekët po konstatojnë rritje të konsiderueshme të rasteve me ankth deri atak paniku. Mjeku psikiatër Gentian Asllani tregon se grup-mosha 18 deri 25 vjeç janë më të prekurit nga çrregullimet e […]
Ankthi është një nga çrregullimet më të shpeshta tektë rinjtë. Edhe pse në vendin tonë nuk ka shifra të sakta në lidhje me sëmundshmërinë, mjekët po konstatojnë rritje të konsiderueshme të rasteve me ankth deri atak paniku.
Mjeku psikiatër Gentian Asllani tregon se grup-mosha 18 deri 25 vjeç janë më të prekurit nga çrregullimet e ankthit.
Stresi, përdorimi i substancave narkotike dhe stili i jetës janë faktorët që po ndikojnë në shfaqjen e ankthit tek të rinjtë. Por mjekët vënë theksin edhe tek pamundësia e brezit të ri për të menaxhuar dhe për ti dhënë zgjidhje situatave të vështira gjatë jetës.
Mjekët këshillojnë popullatën që për çdo shqetësim nga ankthi, farmacia nuk duhet të jetë dera e parë ku të trokasin.
Ndërsa për të rinjtë kanë dhe një mesazh më tepër. Nëse trajtohet në kohë ankthi është plotësisht i shërueshëm. Krahas jetës aktive mjekët rekomandojnë ushqim të shëndetshëm duke shmangur pijet energjike dhe mbidozimet nga kafeina.
What's Your Reaction?