Vodhi automjetin “Range Rover” në servis, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili raportohet se ka vjedhur një automjet tip “Range Rover”. 32-vjeçari e vodhi
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili raportohet se ka vjedhur një automjet tip “Range Rover”.
32-vjeçari e vodhi automjetin në ambientet e një servisi, teksa denoncimi në polici u bë nga pronari.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë mëngjesit të datës 28.10.2024, në servisin në pronësi të tij, ishte vjedhur një automjet tip “Range Rover”, Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.
I riu rezulton me precedent penal për po të njëjtin krim./vizionplus.tv
What's Your Reaction?