Mickoski i përgjigjet Ali Ahmetit: Po më kërkon të ndërhyj në vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristjan Mickoski duket se nuk ka bërë asnjë reflektim pas letrës drejtuar ndaj tij nga kreu i partisë

Tetor 29, 2024 - 15:05
 0
Mickoski i përgjigjet Ali Ahmetit: Po më kërkon të ndërhyj në vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Reklamë
Reklamë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristjan Mickoski duket se nuk ka bërë asnjë reflektim pas letrës drejtuar ndaj tij nga kreu i partisë Bashkimi demokratik për integrim  Ali Ahmeti i cili ka ngritur shqetësimin për vendimet e fundit politike dhe kushtetuese në vend.

Mickoski shprehet se letra e Ali Ahmetit të cilit një ditë më parë iu refeua si qytetar i thjeshtë, nuk meriton të komentohet.

“Po e mora letrën dhe e lexova. Pjesa e parë është një qasje gjeostrategjike e gjendjes në rajon, lindje dhe Ukrainë. Pjesa e dytë është akuzë ndaj  gjykatësve kushtetues të cilët i ka zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së, se ata zbatojnë programin e VMRO-DPMNE-së”, tha ai.

Reklamë
Reklamë

Mickoski është shprehur gjithashtu se Ali Ahmeti i ka kërkuar atij të ndërhyjë tek gjykatësit kushtetues.

“Ka kaluar koha kur politikanët kanë mundur dhe kanë dashur të ndikojnë në vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve. Unë e kuptoj se BDI-ja është akoma në atë perimetër dhe përmes asaj optike që shikojnë ata, duhet të funksionojmë edhe ne në shtet. Por unë nuk mendoj ashtu”, u shpreh Mickoski.

Letra Ali Ahmetit e një dite më pare, theksonte tre vendime të fundit që kanë të bëjnë me shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore dhe formimin e një qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik.

Të treja këto, sipas Ahmetit rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në një shtet shumetnik. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.