Kushtet në punë, 2700 mjekë dorëhiqen në shenjë proteste

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës. Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale. Ata janë të gatshëm […]

Tetor 30, 2024 - 08:40
 0
Kushtet në punë, 2700 mjekë dorëhiqen në shenjë proteste
Reklamë
Reklamë

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës.

Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale.

Ata janë të gatshëm që t’i tërheqin dorëheqjet nëse Qeveria përmbush disa kërkesa që kanë. Aty përfshihen kërkesa për pajisje të reja mjekësore dhe punësimi i stafit shtesë.

Reklamë
Reklamë

Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko.

“Siç duket, mënyra e vetme për të kryer gjithçka në sistemin sllovak të shëndetësisë është dorëheqja”, ka thënë udhëheqësi i sindikatës LOZ, Peter Visolajsky, para gazetarëve në Bratisllavë.

Paraardhësja e Shashkos, Zuzana Dolinkova ka dhënë dorëheqje në fillim të tetorit, duke thënë se Qeveria nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta mbështetur në forcim të sistemit shëndetësor.

Shtysa më e madhe për dorëheqjet masive, të cilat janë paralajmëruar që një kohë, ka qenë një program i shtrënguar, i bërë publik përgjatë verës nga Qeveria e udhëhequr prej kryeministrit të krahut të majtë, Robert Fico.

Programi parasheh tërheqjen e pjesshme të premtimit për rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve.

Planet e Qeverisë për të shndërruar spitalet në shoqëri aksionare, kanë zemëruar ashpër sindikatat e mjekëve.

Përfaqësuesit e mjekëve shqetësohen se ky është një hap drejt “privatizimit servilosës” të spitaleve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.