Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 31 Tetor 2024

Dashi Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë së enjtes. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur dhe nervoz, ka ardhur momenti i rikuperimit të ndjeshëm. Parashikohet një përgjigje pozitive, si dhe një zhvillim i ri i cili do ju pëlqejë. Demi Kjo ditë do të […]

Tetor 30, 2024 - 12:40
 0
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 31 Tetor 2024
Reklamë
Reklamë

Dashi

Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë së enjtes. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur dhe nervoz, ka ardhur momenti i rikuperimit të ndjeshëm. Parashikohet një përgjigje pozitive, si dhe një zhvillim i ri i cili do ju pëlqejë.

Demi

Reklamë
Reklamë

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të gjithë ata që kërkojnë konfirmime në dashuri. Mbani parasysh se për ndjenjat Venusi, do të ketë një ndikim mjaft pozitiv. Do të jeni mjaft të prirur për takime të reja. Parashikohet një rikuperim emocional, por në të njëjtën kohë edhe një lloj nervozizmi në familje.

Binjakët

Kjo e enjte ju fton që të jeni të kujdesshëm, pasi diçka duket se nuk po shkon siç duhet. Gjëja pozitive është se Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjë është e rëndësishme për gjithë ata që kanë në planë udhëtime, apo duan të kontaktojnë menjë person që është larg. Dashuria do të jetë e mbushur nga konfuziteti, dhe sigurisht kjo do të jetë pasojë e asaj që keni mbjellë më parë.

Gaforrja

Do të jeni të mbushur me momente pakënaqësie, për shkak të ndikimit negativ të Hënës. Lajmi i mirë është se Mërkuri nuk është më kundër dhe për pasojë mund të zgjidhen disa tensione që keni kaluar, sidomos në vendin e punës.

Luani

Duke nisur nga kjo e enjte, Hëna do ju ndihmojë në lëvizjet dhe çështjet e komunikimit. Do të shfaqni një kapacitet të madh veprimi, duke siguruar qetësinë e zemrës suaj. Megjithatë nuk përjashtohen ballafaqimet sa i takon ndjenjave.

Virgjëresha

Hëna do të ketë ndikim tranzit në të lindurit e kësaj shenje. Gjatë kohëve të fundit dashuria nuk ka shkuar siç duhet, edhe pse keni një person fantastik në krahë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që të rikuperoni një lidhje që e keni përzemër.

Peshorja

Kjo ditë është mjaft e rëndësishme për gjithë ata që kanë në plan të udhëtojnë, por edhe për gjithë ata që duan të rikuperojnë besimin në aftësitë e tyre. Duhet të shfaqni një sjellje pozitive në raport me zhvillimet e reja. Nëse hasni në keqkuptime, brenda së shtunës parashikohet që ti zgjidhni. Megjithatë do të ketë momente tensioni me të lindurit e shenjës së bricjapëve, ndaj duhet të jeni sa më të matur.

Akrepi

Përfitoni nga kjo pjesë e javës, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës në këtë shenjë. Idetë tuaja do të vlerësohet dhe do të shënoni rikuperim sa i takon parave. Gjëja më e rëndësishme momentalisht është që të rigjeni qetësinë dhe emocionet, ku kjo e enjte do të rikthejë ekuilibrat.

Shigjetari

Do të jetë e vështirë që kjo ditë të menaxhohet. Nëse jeni të pushtuar nga ndjenjat, do të keni dëshirë që të qëndroni gjithë kohës me personin tuaj të zemrës, por nëse lidhja juaj nuk funksionon, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, shkruan noa.al. Mbani parasysh se çdo gjë është reciproke.

Bricjapi

Dikush mund t’iu bëj një ofertë të veçantë lidhur me dashurinë. Gjatë kësaj dite do të jeni të rrethuar nga ziliqarët, ndaj bëni kujdes ndaj sulmeve të mundshme. Tregohuni të matur lidhur me disa shpenzime më shumë, pasi do ju duet të mbani situatën nën kontroll.

Ujori

Për të lindurit e kësaj shenje, dashuria është gjithmonë kontradiktore, pasi kërkoni më shumë miqësinë se sa pasionin. Vështirë të jeni xheloz, të paktën nëse nuk keni një person shumë të lëvizshëm. Kur shihni se një dashuri nuk funksionon, nuk rrini gjatë, por largoheni. Keni nevojë për vëmendjen e të tjerëve dhe doni që t’ua kthejnë në të njëjtën mënyrë. Kalimi tranzit i Mërkurit, do të ndihmojë në rikuperimin e besimit.

Peshqit

Gjatë kësaj të enjteje duhet të rrethoheni vetëm nga persona që ju stimulojnë dhe jo nga njerëz që janë në kërkim të gjërave të cilat momentalisht nuk mund tua japësh. Momentalisht situata parashikohet e tensionuar. Me gjasë do ju duhet të bëni një zgjedhje, ose të menaxhoni me kujdes disa raporte të komplikuara.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.