“Pasi vrave, vjen na bën karshillëk”, Policia shoqëron Dilaverin, që qëlloi me vezë e kos Belerin
Është shoqëruar në polici personi që ditën e djeshme qëlloi me vezë dhe kos Fredi Belerin. Bëhet me dije se Dilaver Nela është shoqëruar në Komisariat, ku pritet të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe më pas të lihet i lirë. “I ka shpëtuar burgut me procedura Duhet të ishte në burg. Harruar […]
Është shoqëruar në polici personi që ditën e djeshme qëlloi me vezë dhe kos Fredi Belerin.
Bëhet me dije se Dilaver Nela është shoqëruar në Komisariat, ku pritet të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe më pas të lihet i lirë.
“I ka shpëtuar burgut me procedura Duhet të ishte në burg. Harruar 200 mijë shqiptarë të larguar nga Greqia se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës?
Ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na imponohet e na bën karshillëk me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota. Provoni ju të vidhni një votë. Sot duhet të kishim protestë”, u shpreh dje Nela.
/a.r
What's Your Reaction?