Dortmundin e nxjerrin nga kupa, Wolfsburg kalon në kohën shtesë, kualifikohet Leverkusen dhe Leipzig
Surprizë, jo e vogël largimi i Borusia Dortmund që në raundin e dytë të kupës së Gjermanisë. Verdhezinjtë u mundën pas kohës shtesë
Surprizë, jo e vogël largimi i Borusia Dortmund që në raundin e dytë të kupës së Gjermanisë.
Verdhezinjtë u mundën pas kohës shtesë 1 me 0 nga Volfsburg duke hequr dorë nga një prej trofeve sezonalë. Miqtë goditën shtyllën me anë të Maksimilian Bajer dhe pak më vonë patë një tjetër mundësi me sulmuesin Xhurasi. Pas një kërcënimi të Volfsburgut me Amura, në pjesën e dytë ishte sërish Xhurasi protagonist i rasteve të humbura për Dortmund.
Në fund madje skuadra e Nuri Shahin ishte me fat pasi vendasit shpërdoruan një mundësi të artë me Tiago Tomas, që mund të kishte shmangur shtesat. U duk në fakt edhe në shtesë se kjo ndeshje do të zgjidhej përmes penalltive, por 3 minuta para fundit të shtesave Vind me të majtën mposhti portierin e Dortmundit Gregor Kobel. Fat i kundërt për kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Leverkusen pati përballë një skuadër modeste sikurse Elvsberg, kundërshtar të cilin e mundi lehtë 3 me 0. Kualifikimi i vendosur që në pjesën e parë, kur Patriok Shik shënoi dy gola dhe një tjetër e realizoi Garsia. Kalon në turin e tretë edhe Leipzig, skuadër që mundi 4 me 2 në shtëpi St.Pauli.
Dy herë miqtë provuan të qëndronin në lojë në këtë ndeshje përmes golave të Givaluzhit dhe Smith, mirëpo Leipzig për shkak edhe të cilësisë së organikës e mbylli me 4 gola, ku spikatën dytë Poulsen si dhe Baumgartner dhe Nusa. Ndër ekipet e bundesliges kaloi raundin edhe Shtutgarti që mundi 2 me 1 Kaizerslautern./vizionplus.tv
What's Your Reaction?