“Është përzier gjakmarrja me krimin e organizuar”/Ish-prokurori Beci: Ja pse situata në Shkodër është kaq e ashpër
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku humbën jetën tre persona, teksa një është në gjendje të rëndë ka tronditur të gjithë vendin. I ftuar në Top Story, ish-prokurori Eugen Beci ka kritikuar organet zbatuese, të cilat sipas tij mund ta parandalonin këtë ngjarje. “Policia, prokuroria, gjykata dhe çdo organ zbatues që punon në Shkodër dhe Tiranë, […]
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku humbën jetën tre persona, teksa një është në gjendje të rëndë ka tronditur të gjithë vendin.
I ftuar në Top Story, ish-prokurori Eugen Beci ka kritikuar organet zbatuese, të cilat sipas tij mund ta parandalonin këtë ngjarje.
“Policia, prokuroria, gjykata dhe çdo organ zbatues që punon në Shkodër dhe Tiranë, duhet ta dijë se është një sagë e bandave kriminale, duke u përzier me traditën e gjakmarrjes në atë qytet të Shkodrës. Është një kronikë e paralajmëruar, dosje të tëra të plota që tregojnë se krimi i organizuar në Shkodër, duke ndjekur dhe traditat e Kanunit.
Arrita të kuptoja disa elementë të rëndësishëm. Është përzier gjakmarrja me krimin e organizuar. Parandalimi i policisë nuk është që një polic do i shkojë nga pas çdo personi, por duke kryer përgjimet parandaluese dhe parandalimi klasik është që nëse policia ka efikasitet në kapjen e këtyre personave.
Pse në Shkodër është kaq e ashpër? Është sepse ka organizata kriminale, që marrin referimin e bandave, por organizata sepse kanë ndërhyrë dhe në trafikimin, duke e tronditur Shkodrën në raste të ndryshme. Shteti prandaj është, që të mos i lënë bandat të hanë kokën e tyre. Unë e ndoqa nga ana profesionale dhe njoftimin e policisë, që tha se ishte një aksident automobilistik për përplasjen e çiftit është absurde, sepse të shtënat e armëve krijuan atë aksident.
Në makinën e viktimave ka pasur tre armë zjarri. Dy viktima kanë vdekur, armën e tretë kush e ka përdorur. Të kalojmë te paralajmërimi i disa ditëve më parë. Kur kemi të bëjmë me një kallëzim kaq serioz, policia duhet të nisë me përgjimet.
Një shtet prandaj është ngritur, që ne mos të hamë kokat e njëri-tjetrit”, u shpreh Beci.
What's Your Reaction?