Të fiksuar pas rrobave të përdorura? Këto janë artikujt që nuk duhet t’i blini kurrë “te Gabi”

Më parë ishin thjesht rroba të përdorura, tani janë veshje të dorës të dytë (secondhand). Mund t’i quajmë si të doni, në thelb mbeten të njëjta, rroba që janë veshur më parë nga njerëz të panjohur për një kohë të pacaktuar e që ne i blejmë me një çmim të reduktuar. Nuk ka asgjë të […]

Tetor 31, 2024 - 14:25
 0
Të fiksuar pas rrobave të përdorura? Këto janë artikujt që nuk duhet t’i blini kurrë “te Gabi”
Reklamë
Reklamë

Më parë ishin thjesht rroba të përdorura, tani janë veshje të dorës të dytë (secondhand).

Mund t’i quajmë si të doni, në thelb mbeten të njëjta, rroba që janë veshur më parë nga njerëz të panjohur për një kohë të pacaktuar e që ne i blejmë me një çmim të reduktuar.

Nuk ka asgjë të keqe të riciklosh veshje por kur vjen puna tek disa artikuj do ishte mirë t’i blinit të rinj dhe mos u tundoni për t’i blerë të përdorur.

Reklamë
Reklamë

Të brendshmet

Të brendshmet janë në thelb si një lëkurë e dytë. Nuk mund t’i blini këto veshje kurrsesi të përdorura, pasi larja e tyre nuk i pastron nga mikroorganizmat që mund të bëhen burim infeksioni apo sëmundjesh për ju.

Rrobat e palestrës

Këto veshje lahen shumë shpesh dhe nuk ia vlen t’i blini të përdorura, pasi nuk do t’i vishni gjatë para se të bëhen për t’u hedhur. Materiali i veshjeve të sportit është elastik dhe ka tendencën ta humbasë këtë veti pas disa larjesh.

Kapelet

A ju kujtohet hera e fundit që keni larë kapelen tuaj? Pikërisht. Kapelet e përdorura nga një person që ju as nuk e njihni, me shumë mundësi nuk janë larë asnjëherë.

Shumica e kapeleve do të prisheshin nëse do të laheshin në lavatriçe ndaj nëse këto të fundit nuk mund t’i lani në makinë larëse, mos i blini fare më mirë.

Rroba banjo

Është shumë e thjeshtë: janë të brendshme!

Këpucët

Përtej baktereve që mund të gjenden në brendësi të këpucës, veshja e tyre do të ketë formuar brendësinë e këpucëve sipas këmbës së përdoruesit të mëparshëm duke mos ju ndenjur juve siç duhet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.