Plagosi të birin e më pas e çoi në spital, arrestohet 54-vjeçari në Maliq
Policia e Maliqit ka arrestuar 54-vjeçarin, Shpëtim Çuko banues në fshatin Vreshtash, për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku i arrestuari
Policia e Maliqit ka arrestuar 54-vjeçarin, Shpëtim Çuko banues në fshatin Vreshtash, për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku i arrestuari plagosi djalin e tij.
Sipas babait, shkak është bërë mungesa e frekuentimit të shkollës djali i tij 15 vjeçar, i cili është nxënës i vitit të parë në një nga gjimnazet profesionale të qytetit të Korçës
Ka qenë vet babai së bashku me bashkëshorten ata që e kanë çuar në spitalin e Korçës 15 vjeçarin e plagosur
Burime pranë spitalit thanë se gjendja e adoleshentit është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën
Policia ka shoqëruar në komisariat babanë e adoleshentit ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?