Kallëzoi Bashën në 2015 për “21 Janarin”, Tahiri thirret në SPAK: Të zbardhet e vërteta!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u thirr këtë të premte (1 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit. Për mbi një orë, ish-ministri Tahiri u pyet për dosjen e “21 Janarit”, në cilësinë e kallëzuesit në 9 prill të 2015. Në atë kohë Saimir Tahiri kallëzoi Lulzim Bashën, i cili ishte ministër i Brendshëm gjatë […]

Nëntor 1, 2024 - 11:25
 0
Kallëzoi Bashën në 2015 për “21 Janarin”, Tahiri thirret në SPAK: Të zbardhet e vërteta!
Reklamë
Reklamë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u thirr këtë të premte (1 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit. Për mbi një orë, ish-ministri Tahiri u pyet për dosjen e “21 Janarit”, në cilësinë e kallëzuesit në 9 prill të 2015.

Në atë kohë Saimir Tahiri kallëzoi Lulzim Bashën, i cili ishte ministër i Brendshëm gjatë ngjarjeve tragjike të 21 Janarit. Në kallëzim pretendohet se Basha ka dhënë urdhër për t’u ngritur helikopteri, i cili do të hidhte lëndë kimike kundër protestuesve te piramida.

Pas daljes nga SPAK, ish-ministri Tahiri tha për mediet se i qëndronte deklarimeve të dhëna më parë për këtë çështje në 2015. Tahiri tha se roli i tij në këtë protestë ka qenë ai i protestuesit, ndërsa shpreson që ngjarja të zbardhet sa më shpejtë.

Reklamë
Reklamë

“Dhashë dëshminë time si kallëzues për 21 Janarin. Deklarimi që kam bërë në 2015, i qëndrojë pikë për pikë atyre që kam thënë. Të tjerat janë pjesë e hetimi. Kam qenë protestues në 21 Janar si të gjithë të tjerat. Shpresoj të zbardhet se është një ngjarje që duhet zbardhur”, tha Tahiri.

Ishte prokurori Alfred Shehu që pyeti ish-ministrin Tahiri si kallëzues dhe pjesë e protestës të organizuar nga PS, në atë kohë në opozitë.

Një ditë më parë, për të njëjtën çështje, u thirr edhe deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili u pyet si person në dijeni në lidhje me këtë dosje.

Kujtojmë se më 24 tetor, për 21 janarin u paraqit në SPAK edhe ish-zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj. Ai u thirr në cilësinë e personit që kishte dijeni për ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011.

Për 21 janarin drejtësia ka shpallur fajtor Ndrea Prendin dhe Agim Llupon si autorë të vrasjes së Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.