Akuzohet se ekzekutoi biznesmenin Nikulaj, përfundon gjyqi ndaj Ruben Saraives, Gjykata lë në fuqi masën e arrestit me burg
Ka përfunduar gjyqi për Ruben Saraivën, shtetasin portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në restorantin “Koral” në Shëngjin. Prokurori i
Ka përfunduar gjyqi për Ruben Saraivën, shtetasin portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në restorantin “Koral” në Shëngjin.
Prokurori i çështjes kërkoi që masa e arrestit të mbetej në fuqi, duke theksuar se nuk kishte ndryshime në elementët penalë dhe juridikë të akuzës, ndërkohë që avokati mbrojtës kërkoi lirimin e tij për shkak të mungesës së provave.
Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të pandehurin. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?