Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë, radhë të gjata për t’u larguar nga Valencia
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Valencia po rritet në mënyrë dramatike me numërimin e fundit prej 205 viktimash, nga të cilat
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Valencia po rritet në mënyrë dramatike me numërimin e fundit prej 205 viktimash, nga të cilat 202 në Valencia dhe tre të tjerë në Andaluzi dhe Castilla La Mancha. Pak më pak se 24 orë pas kalimit vdekjeprurës të motit të keq “Dana” që zhyti rajonin në baltë, qyteti spanjoll është sërish në alarm për fenomene të reja përmbytjesh.
Në të njëjtën kohë, banorët dhe ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të gjetur personat e zhdukur dhe për të dokumentuar dëmet, ndërsa njerëzit ikin masivisht nga Valencia për në Madrid në autostradë.
Makina dhe njerëz në këmbë janë grumbulluar në të dy anët e rrugës teksa lëvizin nëpër kryeqytetin spanjoll. Ata që mbeten në zonën e prekur nga përmbytjet u kërkohet nga qeveria të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Në të njëjtën kohë, vullnetarët po nxitojnë në Valencia duke krijuar një rrjet të madh solidariteti me të prekurit.
Ndërkohë, shiu pritet të godasë rajonin tashmë të goditur rëndë Valencia dhe Castellon sot, të premten, me agjencinë meteorologjike të Spanjës (AEMET) që ka dhënë paralajmërime për të dy qytetet.
Shirat po testojnë sërish banorët dhe me tokën tashmë të ngopur mund të çojë në përmbytje të mëtejshme.
Fatkeqësia është më e keqja e Spanjës në dekada dhe autoritetet po paralajmërojnë banorët se gjendja e jashtëzakonshme nuk ka përfunduar ende, sipas BBC.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë nga balta të paktën 158 persona të vdekur, ndërsa ende po kontrollojnë mbeturinat për të gjetur personat e zhdukur. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?