Konsumatorët u treguan më “dorëlëshuar” në tetor/ BSH: Rritën blerjet në shuma të mëdha, sektori i shërbimeve pritet të ulë çmimet
Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi rritje të lehtë me 0.4 pikë në muajin tetor. Rritja e besimit në sektorin e shërbimeve, tregtisë, apo rritja e besimit të konsumatorëve në ekonominë e vendit në tërësi, kanë kontribuar në përmirësimin e treguesit të ndjesisë ekonomike në tetor. Nga ana tjetër, treguesit e besimit në sektorin e industrisë […]
Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi rritje të lehtë me 0.4 pikë në muajin tetor. Rritja e besimit në sektorin e shërbimeve, tregtisë, apo rritja e besimit të konsumatorëve në ekonominë e vendit në tërësi, kanë kontribuar në përmirësimin e treguesit të ndjesisë ekonomike në tetor. Nga ana tjetër, treguesit e besimit në sektorin e industrisë dhe në atë të ndërtimit shënuan rënie në krahasim me një muaj më parë.
Konkretisht, treguesi i besimit konsumator regjistroi rritje me 0.2 pikë përqindje, duke vijuar prirjen e lehtë rritëse të muajve të fundit. Gjatë tetorit, konsumatorët u treguan optimistë për situatën ekonomike, ndërkohë që rritën edhe blerjet e tyre në shuma të mëdha. Ata presin edhe një ulje të normës së papunësisë në të ardhmen.
Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, treguesi i besimit në ndërtim u tkurr me 3.3 pikë përqindje në tetor. Aktiviteti aktual ndërtues dhe niveli i porosive të reja kanë ndikuar në rënien e besimit në ndërtim. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar gjithashtu rënie.
Bizneset në sektorin e shërbimeve pritet të ulin çmimet. Ecuria aktuale e aktivitetit të tyre dhe niveli aktual i kërkesës sollën rritje të treguesit të besimit në këtë sektor. Gjithashtu, treguesi i besimit në tregti regjistroi rritje të lehtë me 0.1 pikë përqindje në muajin tetor, i ndikuar kryesisht nga vlerësime më të mira për ecurinë e biznesit aktual. TBT-ja u ndikua në kahun rënës nga pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Ky sektor parashikohet të rrisë çmimet në vijim.
What's Your Reaction?