Nga 15 nëntori hidhen në treg monedhat e reja metalike me vlerë 100 lekë

Banka e Shqipërisë njoftoi sot se duke filluar nga 15 nëntori do të hidhen në qarkullim monedhat metalike me vlerë nominale 100 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023. Me anë të një njoftimi për publikun rapoton se këto monedha metalike, do të kenë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e […]

Nëntor 1, 2024 - 21:00
 0
Nga 15 nëntori hidhen në treg monedhat e reja metalike me vlerë 100 lekë
Reklamë
Reklamë

Banka e Shqipërisë njoftoi sot se duke filluar nga 15 nëntori do të hidhen në qarkullim monedhat metalike me vlerë nominale 100 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.

Me anë të një njoftimi për publikun rapoton se këto monedha metalike, do të kenë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2023” si dhe tek drejtshkrimi i fjalëve “Lekë”, “Mbretëresha” dhe “Shqipërisë”.Nga 15 nëntori e në vazhdim këto monedha do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Reklamë
Reklamë

Hedhja në qarkullim i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë.

Ajo përcakton format, peshat, masat, modelin dhe karakteristikat e tjera të kartëmonedhave dhe monedhave metalike shqiptare, me kurs ligjor brenda vendit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.