Incidentet në Tirana-Vllaznia, FSHF merr vendim drastik për bardheblutë

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ngjarjet e ndodhura në fundjavë dhe mesjavë në Kategorinë Superiore dhe në kampionatet e tjera. Klubi i Tiranës është gjobitur për shkak të skandalit të tifozëve në klasiken me Vllazninë. Gjithashtu bardheblutë do ti zhvillojnë të gjitha ndeshjet e sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë. Edhe Elbasani me Partizanin […]

Nëntor 1, 2024 - 21:25
 0
Incidentet në Tirana-Vllaznia, FSHF merr vendim drastik për bardheblutë
Reklamë
Reklamë

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ngjarjet e ndodhura në fundjavë dhe mesjavë në Kategorinë Superiore dhe në kampionatet e tjera. Klubi i Tiranës është gjobitur për shkak të skandalit të tifozëve në klasiken me Vllazninë. Gjithashtu bardheblutë do ti zhvillojnë të gjitha ndeshjet e sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë. Edhe Elbasani me Partizanin janë dënuar nga Disiplina.

VENDIMET

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët dhe drejtuesit e FSHF, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Zyrtari i AF Elbasani, Orlando Kastrati, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i FK Kukësi, Bekim Kuli, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Mallakastra Sunday League, Ledjan Kapllanaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Lojtari i Vila L Sunday League, Rigers Mersini, për sjellje të dhunshme dhe shkelje të rregulloreve dhe ligjeve të lojës, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
KS Ali Demi U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder FBA U-13, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
FC Dinamo City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder TR 19 Akademi, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
AF Vora U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Spartak Tirana U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kamza 07, U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Akademi U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së KF Butrinti U-17, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.11 datë 24.10.2024 të KDE, për pikën 19, duke vendosur: KF Oriku U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/j, 8/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve për pjesën e mbetur të kampionatit pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së Djelmia Shkodrane U-17, bazuar në Nenet 19/4/a, 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 29.10.2024 të KDE, për pikën 22, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatit të ndeshjes në favor të Djelmia Shkodrane U-17 dhe dënimin e Kola Junior U-17 me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Kleart Grazhdani të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.