Lindja me çrregullimin kongjenital të këmbëve, mjekët: Mos abortoni foshnjat, është e trajtueshme

Rruga e prindërimit është unike për secilin, por për këtë nënë të re sfidat me foshnjën e saj kanë nisur që kur ajo mësoi se do të lindte një fëmijë me çrregullimin kongjenital të këmbëve, që mund t’i pamundësonte asaj ecjen. “Vajza ime është diagnostikuar me ‘pes equinovarus’. Unë e kam zbuluar që kur isha […]

Nëntor 2, 2024 - 13:20
 0
Lindja me çrregullimin kongjenital të këmbëve, mjekët: Mos abortoni foshnjat, është e trajtueshme
Reklamë
Reklamë

Rruga e prindërimit është unike për secilin, por për këtë nënë të re sfidat me foshnjën e saj kanë nisur që kur ajo mësoi se do të lindte një fëmijë me çrregullimin kongjenital të këmbëve, që mund t’i pamundësonte asaj ecjen.

“Vajza ime është diagnostikuar me ‘pes equinovarus’. Unë e kam zbuluar që kur isha shtatzënë në ekon morfologjike. Normalisht është një problem i lindur, pra nuk është si të gjithë bebet e tjera, por thjesht tendina bën që këmbët të jenë nga brenda, por që rregullohet,” thotë Eglantina Baku.

Ndodh jo rrallë që kur nënat e mësojnë këtë fakt që në ekon morfologjike, ato e braktisin foshnjën duke e abortuar, por për Eglantinën kjo ishte largmendsh.

Reklamë
Reklamë

“Nuk e kam menduar në asnjë moment abortin, edhe pse frika, pikëpyetjet në kokë ishin normalisht. Pasi e mora vesh se çfarë diagnoze ishte dhe çfarë problemi kishte fëmija, absolutisht isha më e qetë.”

“Pes equinovarus”, i njohur ndryshe si shtrembërimi i shputave të këmbëve nga brenda, sipas mjekëve të spitalit të traumës është i shpeshtë. Foshnja është në javën e katërt të trajtimit dhe këmbët e saj të njoma futen çdo javë në gjips, procedurë kjo që do të zgjasë tre muaj.

“Afërsisht kemi 100 raste në vit me këtë deformim të lindur. Kërkon çdo javë një trajtim me allçi dhe ndonjëherë kërkon edhe ndërhyrje të vogël për zgjatjen e tendinës së Akilit. Në përgjithësi shkojnë shumë mirë si raste. Është një deformim që për fat të mirë trajtohet shumë mirë dhe nuk lë asnjë pasojë,” siguron Edvin Selmani, ortoped në Spitalin Universitar të Traumës.

Teknologjia trajtimit është bashkëkohore dhe rastet janë gjithmonë të suksesshme.

“Vijnë të porsalindur tek ne. I trajtojmë për një periudhë tremujore sipas metodës ‘ponsete’ që ka një rezultat shumë të mirë. Në Spitalin Universitar të Traumës ka teknika dhe procedura, që realizohen në çdo vend të botës. Fëmijët kthehen drejt normalitetit. Vajzat për t’i bërë balerina dhe çunat sportistë,” shprehet Arben Gjoni, teknik i gjipsimit në Spitalin Universitar të Traumës.

Pas Eglantinës një tjetër nënë priste radhën me foshnjën e saj për të njëjtin trajtim, po mjekët kanë një apel për prindërit e rinj.

“Të mos tentojnë të bëjnë abort, sepse është një deformim plotësisht i korrigjueshëm dhe pasi të lindë fëmija duhet të paraqiten menjëherë tek ne për të filluar trajtimin sa më herët, që në ditët e para të lindjes,” thotë Dr. Selmani.

“Nuk ka arsye për abortim. Nuk ka arsye që mamatë të shqetësohen. Ta shijojnë shtatzaninë. Është diçka që rregullohet. Shyqyr që kemi profesionistët që bëjnë punën e atillë që ne të jemi të qeta,” shton Eglantina.

Mendohet se dëmtimet gjenetike në strukturat e ligamenteve e shkaktojnë këtë deformim muskulo-skeletor. Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet herët, personi e ka të pamundur të ecë.

Sëmundja është më e zakonshme tek djemtë se tek vajzat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.