Trump-Harris në Karolinën e Veriut, dy kandidatët shtojnë takimet në shtetet më të rëndësishme

Vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, dy kandidatët, Kamala Harris dhe Donald Trupm do të jenë sot në Karolinën e Veriut për ti

Nëntor 2, 2024 - 15:05
 0
Trump-Harris në Karolinën e Veriut, dy kandidatët shtojnë takimet në shtetet më të rëndësishme
Reklamë
Reklamë

Vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, dy kandidatët, Kamala Harris dhe Donald Trupm do të jenë sot në Karolinën e Veriut për ti dhënë “dorën e fundit” fushatës.

Kjo është dita e katërt rradhazi që Nënpresidentja Harris dhe ish-Presidenti Trump vizitojnë të njëjtin shtet, në të njëjtën ditë, duke nënvizuar rëndësinë kritike të shtatë shteteve kyce, që kanë të ngjarë të jenë përcaktues për fatin e zgjedhjeve.

Sondazhet tregojnë se në këto shtete, mbështetja për ta është pothuajse e barabartë.

Reklamë
Reklamë

Më shumë se 70 milionë amerikanë kanë votuar tashmë ndërsa e shtuna shënon ditën e fundit të votimit të hershëm në Karolinën e Veriut, ku deri tani janë hedhur mbi 3.8 milionë vota.

Karolina e Veriut mbështeti Trump në zgjedhjet e vitit 2020, por në të njëjtën ditë zgjodhi një guvernator demokrat, duke u dhënë shpresë të dyja palëve.

Zgjedhjet po mbahen ndërsa pjesa perëndimore e shtetit vazhdon ende me përpjekjet për t’u rimëkëmbur pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga uragani Helene.

Që një kandidat të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale të SHBAve duhet të që të sigurojë të paktën 270 vota elektorale nga 538 gjithësej. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.