Izraeli arreston oficerin e lartë të Hezbollahut
Forcat speciale të marinës izraelite arrestuan një zyrtar të lartë të Hezbollahut , Imad Amhaz, në një operacion që u zhvillua dje të
Forcat speciale të marinës izraelite arrestuan një zyrtar të lartë të Hezbollahut , Imad Amhaz, në një operacion që u zhvillua dje të premten në veri të Libanit.
Gazetari i Axios, Barak Rayvid raportoi informacionin në një postim në X, duke cituar një zyrtar izraelit.
Israeli Navy SEALs captured last night Imad Amhaz – a senior member of Hezbollah’s naval force in an operation in Northern Lebanon, an Israeli official tells me. The official said Amhaz was detained in order to interrogate him and learn more about Hezbollah’s naval operations
Reklamë Reklamë — Barak Ravid (@BarakRavid) November 2, 2024
Amhaz, i cili është një kapiten i marinës tregtare, po mbahet për t’u marrë në pyetje në lidhje me operacionet detare të Hezbollahut, raporton reporteri.
Ndërkohë, forca e OKB-së në Liban (UNIFIL) mohoi përfshirjen në arrestimin e Amhaz.
Informacioni për përfshirjen u përhap nga gazetari libanez Hassan Ilaik i cili tha se operacioni është bërë me bashkëpunimin e zyrtarëve të marinës gjermane që shërbejnë në UNIFIL për të parandaluar përfshirjen e Marinës Libaneze./vizionplus.tv
What's Your Reaction?