Strategu elektoral i Obamës, David Plouffe: të lëkundurit po anojnë nga Kamala

Nga Eduard Zaloshnja David Plouffe ishte shefi i fushatës së sukseshme elektorale të Obamës më 2008. Në fushataën tjetër të sukseshme të Obamës, më 2012, nga pozicioni i kryekëshilltarit politik në Shtëpinë e Bardhë ai përcaktoi strategjinë elektroale për rizgjedhjen e Obamës. Dhe fill pas fitores më 20212, ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, […]

Nëntor 2, 2024 - 20:40
 0
Strategu elektoral i Obamës, David Plouffe: të lëkundurit po anojnë nga Kamala
Reklamë
Reklamë

Nga Eduard Zaloshnja

David Plouffe ishte shefi i fushatës së sukseshme elektorale të Obamës më 2008. Në fushataën tjetër të sukseshme të Obamës, më 2012, nga pozicioni i kryekëshilltarit politik në Shtëpinë e Bardhë ai përcaktoi strategjinë elektroale për rizgjedhjen e Obamës. Dhe fill pas fitores më 20212, ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, për të kaluar në sektorin privat.
Me tërheqjen nga gara e Presidentit Biden këtë korrik, dhe me futjen në garë të
Zv.Presidentes Kamala Harris, David Plouffe u rikthye në arenën elektroarle si konsulenti kryesor elektroal i Kamalës.

Në një mesazh të fundit në platformën X (Tweeter), David Plouffe shkruan se është inkurajues për Kamalën fakti që në ditët e fundit, ajo ka një epërsi dyshifrore ndër votuesit e lëkundur që vetëm tani po vendosin nëse do të votojnë apo jo, ndërkohë që ata që s’kanë vendosur akoma janë të prirur nga Kamala.

Reklamë
Reklamë

Ndërsa në një intervistë të gjatë para një jave, David Plouffe shpjegonte se mesataret e sondazheve në 3 shtetet kyçe për Kamalën (Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin) tregonin se Trumpi nuk ngjitej më lart se 48%, ndërkohë që Kamala ishte afër 48%. Dhe sipas përvojës së tij të gjatë, pikërisht ai 4-përqindësh në mes do të përcaktonte fituesin.

Mesazhin e tij të mësipërm në platformën X (Tweeter), Plouffe e mbyllte me paralajmërimin se sondazhet materializohen kur e thëna kthehet në të bërë. Domethënë, kur patronazhistët në terren trokasin derë më derë, për t’i kujtuar përkrahësit të shkojnë të votojnë…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.