Shëndeti mendor tek të rinjtë, mjekët: Stigma e paragjykimi, pengesë për ndihmë profesionale

Pavarësisht se numri i pacientëve me simptoma të shëndetit mendor është rritur sipas mjekëve psikiatër, stigma shoqërore dhe paragjykimi vazhdon të pengojë prindërit që të kërkojnë ndihmë profesionale për fëmijët e tyre. Përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolit, si dhe stresi është një nga faktorët kryesorë që jo vetëm përkeqësojnë problemet mendore tek të rinjtë, […]

Nëntor 3, 2024 - 14:05
 0
Shëndeti mendor tek të rinjtë, mjekët: Stigma e paragjykimi, pengesë për ndihmë profesionale
Reklamë
Reklamë

Pavarësisht se numri i pacientëve me simptoma të shëndetit mendor është rritur sipas mjekëve psikiatër, stigma shoqërore dhe paragjykimi vazhdon të pengojë prindërit që të kërkojnë ndihmë profesionale për fëmijët e tyre.

Përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolit, si dhe stresi është një nga faktorët kryesorë që jo vetëm përkeqësojnë problemet mendore tek të rinjtë, por shpesh janë shkaktarë të tyre.

Çrregullimet e ankthit, por edhe psikoza dhe çrregullimet bipolare, sipas bluzave të bardha janë të lidhura me përdorimin e lëndëve narkotike.

Reklamë
Reklamë

Mjekët apelojnë për ndërgjegjësim të komunitetit për të kapërcyer stigmën dhe paragjykimet që i pengojnë individët të kërkojnë ndihmë.

“Jo vetëm të rinjtë, por të gjithë personat që kanë probleme të shëndetit mendor duhet të bëjnë ato gjërat që atyre ju japin më shumë kënaqësi në jetën e përditshme, sikurse edhe angazhimi me një punë”, bëjnë thirrje mjekët.

Sipas bluzave të bardha thelbësore është ndërtimi i një mentalitet mbështetës dhe të hapur për shëndetin mendor, veçanërisht për të rinjtë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.