Skema e investimeve në bujqësi, 8 nëntori afati i fundit i aplikimeve
Data 8 nëntor shënon afatin e fundit ku të gjithë fermerët që kanë një NIPT, apo grupe fermerësh, mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi hapur në datën 30 shtator. Në Kukës nuk kanë munguar fermerët që kanë zgjedhur të aplikojnë për blerjen e makinerive bujqësore. Ndonëse jo për […]
Data 8 nëntor shënon afatin e fundit ku të gjithë fermerët që kanë një NIPT, apo grupe fermerësh, mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi hapur në datën 30 shtator.
Në Kukës nuk kanë munguar fermerët që kanë zgjedhur të aplikojnë për blerjen e makinerive bujqësore.
Ndonëse jo për të gjithë fermerët, problem shqetësues mbetet dhe certifikata e pronësisë për të qenë aplikues në këtë skemë.
Fermerët kanë mundësi që përmes një fondi prej 1.5 miliardë lekësh të përfitojnë financim në formën e një granti prej 50 përqind të vlerës së investimit në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës e të tjerë.
What's Your Reaction?