Zgjatja e sezonit turistik/Divjaka nevojë për punonjës të kualifikuar

Divjaka vijon të mirëpresë turistë të shumtë, çka njëkohësisht shton me shumë nevojën për punonjës edhe përtej sezonit veror për shërbime tek bizneset. Bar-restorantet e ndërtuara në zonën e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta po punojnë me orare të zgjatura edhe në këtë periudhë të Nëntorit. Për të përballuar fluksin e klientëve, përveç ndihmës nga punësimi familjar, […]

Nëntor 3, 2024 - 18:20
 0
Zgjatja e sezonit turistik/Divjaka nevojë për punonjës të kualifikuar
Reklamë
Reklamë

Divjaka vijon të mirëpresë turistë të shumtë, çka njëkohësisht shton me shumë nevojën për punonjës edhe përtej sezonit veror për shërbime tek bizneset.

Bar-restorantet e ndërtuara në zonën e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta po punojnë me orare të zgjatura edhe në këtë periudhë të Nëntorit.

Për të përballuar fluksin e klientëve, përveç ndihmës nga punësimi familjar, bizneset kanë punësuar në fundjavë edhe të rinjtë.

Reklamë
Reklamë

Ky djal i ri punon për të siguruar para për shkollën, ndërsa kjo nënë e re, pas mbylljes së sezonit turistik në Greqi ka gjetur punë në Divjakë.

Ushqimi i freskët, çmimet e lira dhe natyra e bukur kanë bërë që shumë turistë të rikthehen në Divjakë. Këtë e nënvizojnë disa sipërmarrës, të cilët thonë se qëllimi kryesor është shërbimi cilësor, ndaj duhen punonjës të kualifikuar.

Divjaka është zona me numrin më të madh të resoranteve të peshkut të lagunës, ndaj tërheq gjatë gjithë vitit klientë të shumtë vendas dhe të huaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.