Mbyllet Xhamia e Plumbit, myftiu i Vlorës: Përmbytjet e nxorën jashtë funksionit

Besimtarët e Vlorës janë pa xhami për shkak se shirat e fundit që përmbytën qytetin detyruan drejtuesit e xhamisë ta mbyllin dhe të kërkojnë një restaurim total të saj. Përmbytja e 4 tetorit ka nxjerrë jashtë funksionit një nga xhamitë kryesore të qytetit të Vlorës. Xhamia e Plumbit tashmë ka mbyllur dyert për gjithë besimtarët […]

Nëntor 3, 2024 - 18:30
 0
Mbyllet Xhamia e Plumbit, myftiu i Vlorës: Përmbytjet e nxorën jashtë funksionit
Reklamë
Reklamë

Besimtarët e Vlorës janë pa xhami për shkak se shirat e fundit që përmbytën qytetin detyruan drejtuesit e xhamisë ta mbyllin dhe të kërkojnë një restaurim total të saj.

Përmbytja e 4 tetorit ka nxjerrë jashtë funksionit një nga xhamitë kryesore të qytetit të Vlorës.

Xhamia e Plumbit tashmë ka mbyllur dyert për gjithë besimtarët e saj. Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhlleku, tregon se dëmet janë të mëdha.

Reklamë
Reklamë

“Xhamia e Plumbit është monument kulture i kategorisë së parë dhe, siç e dimë, më 4 tetor u bë një përmbytje në të gjithë Vlorën ku u prek dhe xhamia, .., pasi morëm një ekspertizë nga komisioni i verifikimeve të komunitetit mysliman të Shqipërisë, por edhe nga Ministria e Kulturës, ta mbajmë mbyllur për shkak të rrezikut që ka në frekuentimin e saj. Sepse dëmtimet janë si nga kupola, por edhe nga muret, tani jemi në përpjekje, duke biseduar me TIKËN. ,,gjithashtu dhe me Ministrinë e Kulturës, për të bërë një restaurim të përgjithshëm, … Ne dëshirojmë ta mbajmë, ta ngremë përsëri në këmbë, sepse është gati 500-vjeçare dhe është një nga xhamitë më të veçanta në Ballkan, e ndërtuar nga arkitekti Sinani me origjinë shqiptare”,- Ardit Hoxhlleku, Myftiu i Vlorës .

Myftiu i Vlorës u kërkon besimtarëve të jenë të durueshëm deri në përfundimin e restaurimit total të xhamisë.

“Për besimtarët, unë atyre u kërkoj të jenë të durueshëm, t’i luten Zotit që ne ta kryejmë sa më shpejt këtë punë, ta kthejmë aty ku duhet, dhe të kontribuojnë jo në anën monetare, për arsye se anën monetare do ta zgjidhim ne përmes institucioneve; kontributi i tyre është duke duruar dhe duke na mirëkuptuar për çdo ditë që mund të zgjasë kjo mbyllje”.

Gjithashtu, qytetarët e Vlorës kërkojnë që shteti, institucionet, të ndërhyjnë sa më shpejt për ta rregulluar.

“Shumë keq është ca ti bëjmë ato janë gjëra të natyrës, s’ka ç’u bën atyre, shteti i rregullon, prapë shteti i prish. Shteti duhet të ndërhyjë sa më shpejt, duhet të kishte ndërhyrë më përpara.”

“Skandal çfarë të shoh! Është një turp, turp për Vlorën, për ne që jetojmë këtu, është turp.

Rikonstruksioni total që pritet t’i bëhet xhamisë së Plumbit pritet t’i japë një imazh sa më të mirë dhe komoditet për të gjithë besimtarët që e frekuentojnë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.