Gripi i shpendëve, ministria informon për situatën: Grupe në terren, analiza e testime

Situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll. Kështu ka njoftuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vend. Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë bëhet e ditur se përgjatë javës së fundit janë angazhuar në terren grupe ditore me 7 veterinerë për […]

Nëntor 4, 2024 - 10:30
 0
Gripi i shpendëve, ministria informon për situatën: Grupe në terren, analiza e testime
Reklamë
Reklamë

Situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll. Kështu ka njoftuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vend. Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë bëhet e ditur se përgjatë javës së fundit janë angazhuar në terren grupe ditore me 7 veterinerë për monitorimin e 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

“Përgjatë fundjavës, në datat 30 Tetor – 3 Nëntor 2024, grupe ditore me përbërje të 7 veterinerëve zyrtarë të shërbimit dhe kontrollit, janë angazhuar në terren, sipas përcaktimeve të perimetrit të zonës së mbrojtjes dhe mbikëqyrjes për: inventarizimin dhe monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme. Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare, menjëherë mbas shpalljes “alert” nga Laboratori i Referencës – ISUV,   Shërbimi Veterinar Zyrtar në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 885, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla” filloi monitorimin e fermave brenda zonës se mbrojtur në Njësinë Administrative Mëzez, Kashar, Tiranë, dhe bazuar në Planin e Kontingjencës sipas Urdhrit të Ministrit Nr. 411 datë 20.09.2022 “Për miratimin e planit të kontigjencës për sëmundjen e Influencës Aviare” ka kontrolluar lëvizjen e shpendëve të gjallë, në zonën e konfirmuar pozitive, në të cilën janë marrë kampione nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për t’i analizuar ato në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë”.

ISUV ka analizuar 90 mostra zyrtare, ndërsa kampionet e marra në njerëz pranë fermave kanë rezultuar negative.

Reklamë
Reklamë

“Nga data 30 Tetor deri në 3 Nëntor 2024, në ISUV kanë mbërritur dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare, të cilët janë testuar me metodën e akredituar dhe të avancuar molekulare RT-PCR. Laboratori i Referencës – ISUV, është përgjegjës për testimin e kampioneve lidhur me Influencën Aviare, ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur situatës emergjente, duke ofruar kapacitet laboratorik dhe teknik për analizimin e  çdo kampioni të ardhur brenda 24 – 48 orëve, me qëllim përgjigjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse në zbatimin e masave, lidhur me izolimin e rastit dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit. Kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1”.

Minsitria njofton gjithashtu se “masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, si dhe Qendrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve, pa rekurenca”, teksa fton qytetarët dhe shpendërritësit të kontaktojnë për çdo informacion dhe lajmërim, AKV-në.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.