Të martën zgjedhjet në SHBA, Rusia do të lëshojë dy satelitë iranianë më 5 nëntor
Rusia do të lëshojë dy satelitë iranianë në orbitë duke përdorur një lëshues Soyuz të martën, tha sot ambasadori i Iranit në Moskë,
Rusia do të lëshojë dy satelitë iranianë në orbitë duke përdorur një lëshues Soyuz të martën, tha sot ambasadori i Iranit në Moskë, ndërsa dy vendet e sanksionuara nga SHBA thellojnë marrëdhëniet e tyre shkencore.
“Në vazhdim të zhvillimit të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik Iran-Rusi, dy satelitë iranianë, Kowsar dhe Hodhod, do të lëshohen në orbitë të martën, më 5 nëntor, nga një mjet lëshues Soyuz”, tha ambasadori iranian në Rusi Kazem Jalali në një postim në platformën X, raporton Reuters.
5 nëntori përkon me datën e zgjedhjeve në SHBA, ku Kamala Harris dhe Donald Trump garojnë për Shtëpinë e Bardhë.
Në samitin e fundit të grupit të vendeve Brics, i pari i Kremlinit Vladimir Putin zhvilloi bisedime me homologun e tij iranian Massoud Pezheskian, duke shprehur kënaqësinë e tij për marrëdhëniet dypalëshe “miqësore”.
Presidenti rus shtoi gjithashtu se dëshiron të “forcojë dinamikën pozitive në zhvillim në drejtim të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik” midis dy vendeve.
Rusia lëshoi një satelit iranian me sensorë kërkimore, Pars 1, në hapësirë në shkurt duke përdorur një raketë Soyuz nga Kozmodromi Vostochny./vizionplus.tv
What's Your Reaction?