Rritja e numrit të duhanpirësve, apeli i ekspertit: Kufizimet mund të sjellin efekte negative

Numri i duhanpirësve në Republikën e Moldavisë vazhdon të rritet pavarësisht masave kufizuese të vendosura nga autoritetet. Parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se Moldavia është i vetmi vend në rajonin europian ku parashikohet një rritje e vazhdueshme e duhanpirësve në vitet e ardhshme.   Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë miratoi një ndryshim të ri […] The post Rritja e numrit të duhanpirësve, apeli i ekspertit: Kufizimet mund të sjellin efekte negative appeared first on AgroWeb.

Nëntor 4, 2024 - 22:40
 0
Rritja e numrit të duhanpirësve, apeli i ekspertit: Kufizimet mund të sjellin efekte negative
Reklamë
Reklamë

Numri i duhanpirësve në Republikën e Moldavisë vazhdon të rritet pavarësisht masave kufizuese të vendosura nga autoritetet. Parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se Moldavia është i vetmi vend në rajonin europian ku parashikohet një rritje e vazhdueshme e duhanpirësve në vitet e ardhshme.  

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë miratoi një ndryshim të ri në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, me qëllim forcimin e kufizimeve për pirjen e duhanit në hapësira publike, ndalimin e promovimit të produkteve pa tym, si dhe kufizimin e shitjes së qeseve me nikotinë në treg. Ekspertët paralajmërojnë se ligjet kufizuese mund të sjellin pasoja negative. 

“Kufizimet nuk japin rezultate, përkundrazi, ato krijojnë më shumë probleme. Nëse një produkt nuk është i disponueshëm në mënyrë të ligjshme, konsumatorët do t’i drejtohen tregut të paligjshëm, duke bërë që autoritetet të humbin kontrollin mbi zinxhirin e prodhimit, standardet e cilësisë dhe të ardhurat fiskale,” tha Riccardo Polosa, Profesor i Mjekësisë së Brendshme në Universitetin e Katanias. 

Reklamë
Reklamë

Ekspertët ndërkombëtarë theksojnë se, përveç politikave aktuale për kontrollin e duhanit, autoritetet në duhet të integrojnë parimet e strategjisë së reduktimit të dëmit , duke ofruar informacion për produktet pa tym për duhanpirësit.  

“Ne, profesionistët e mjekësisë, kemi përgjegjësinë për të ofruar informacion të saktë. Duhet të flasim jo vetëm për rreziqet, por edhe për përfitimet. Ne kemi nevojë për komunikim më të mirë, informacion të bazuar në fakte, që të jetë i paanshëm,” shtoi Polosa. 

Profesori italian, Riccardo Polosa, vuri në dukje se vendet që kanë përfshirë strategjitë e reduktimit të dëmit në politikat kundër duhanit kanë arritur përmirësime të ndjeshme në shëndetin publik. Shembuj të tillë përfshijnë Zelandën e Re, Britaninë e Madhe dhe Islandën, të cilat ofrojnë akses për produkte pa tym për duhanpirësit. Ai përmendi gjithashtu edhe vendet skandinave, ku shkalla e konsumit të duhanit është pranë 5%, falë aksesit që kanë në produktet alternative. Rikujtojmë së norma e duhanpirjes në nivelin 5% e bën një shtet të konsiderohet vend pa tym.  

“Nikotina, praktikisht pa rrezik, nuk digjet dhe nuk përmban substanca kancerogjene,” përfundoi Polosa. 

Në Republikën e Moldavisë, vlerësohet se mbi 5200 njerëz (rreth 14%) humbasin jetën çdo vit për shkak të pirjes së duhanit aktiv dhe pasiv. Për më tepër, një e katërta e popullsisë së vendit konsumon duhan në mënyrë aktive. 

The post Rritja e numrit të duhanpirësve, apeli i ekspertit: Kufizimet mund të sjellin efekte negative appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.