Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohen të jetë moti sot

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së martë duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të […]

Nëntor 5, 2024 - 08:30
 0
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohen të jetë moti sot
Reklamë
Reklamë

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së martë duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat ekstremale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.