Buxheti 2025, eksperti i ekonomisë: Do të fokusohet në projektet e mëdha infrastrukturore

Buxheti i vitit 2025, mund të konsiderohet si buxheti i investimeve publike. Shifra që ka planifikuar qeveria të shpenzojë për investime kap shifrën e 161 miliard lekëve. Ndërkohë që ky vit pritet të mbyllet në 150 miliard lek. Në këtë shifër përfshihet edhe fondi i rindërtimit, pasi procesi nuk konsiderohet i mbyllur. Në vitin e […]

Nëntor 5, 2024 - 14:15
 0
Buxheti 2025, eksperti i ekonomisë: Do të fokusohet në projektet e mëdha infrastrukturore
Reklamë
Reklamë

Buxheti i vitit 2025, mund të konsiderohet si buxheti i investimeve publike.

Shifra që ka planifikuar qeveria të shpenzojë për investime kap shifrën e 161 miliard lekëve. Ndërkohë që ky vit pritet të mbyllet në 150 miliard lek. Në këtë shifër përfshihet edhe fondi i rindërtimit, pasi procesi nuk konsiderohet i mbyllur.

Në vitin e ardhshëm qeveria do të fokusohet në punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë Durrës dhe Elbasan-Qafë – Thanë. Do të nisë puna për bypass-in e Elbasanit dhe segmentin Elbasan Lekaj, ndërkohë planifikohet të nisë ndërtimi i portit të ri në Porto Romano. Projektet janë në vazhdimësi, pasi punimet do të zgjasin përtej vitit 2025.

Reklamë
Reklamë

Eksperti i ekonomisë, Albert Gajo në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi tha se buxheti do të fokusohet në projektet e mëdha infrastrukturore.

Intervista e plotë:

-Ju si mund ta konsideroni këtë buxhet të vitit 2025. A i përgjigjet ai nevojave dhe sfidave aktuale të ekonomisë së Shqipërisë.

Albert Gajo: Pjesa kryesore e investimeve dhe e financimeve do të shkojnë për infrastrukturën. Ministri i Financave tha se prioritetet e kësaj qeverie janë arsimi dhe shëndetësia…në fakt ato duhet të jenë, por nuk reflektohen në buxhet. Shëndetësia, që ka 2.6% të GDP në financimin e buxhetit është shumë e ulët, pasi shpenzimet totale që bëjnë qytetarët e Shqipërisë janë gati tre herë më shumë për shëndetësinë. Pra pjesën më të madhe edhe vitin tjetër do ta përballojnë vetë qytetarët me të ardhurat e tyre. Edhe arsimi nuk është prioritet sespe 3.2 të shpenzimeve për arsimin në nivelin total të buxhetit nuk janë në nivelin më të lartë që duhet të jesh, normalisht në 4 ose 5 % të GDP. Pjesa më e madhe shkon për infrastrukturën dhe vitin tjetër do të fokusohet në projektet e mëdha infrastrukturore.

-Për njerëzit e thjeshtë buxheti kuptohet ose quhet i mirë nëse flitet, nëse qeveria premton pensione më të larta, rroga më të larta. Çfarë duhet të presim vitin që vjen me këto shifra që ka parashikuar qeveria?

Albert Gajo: Rritja e buxhetit është normale sepse ka brenda efektin e rritjes së çmimeve dhe rritjen e prodhimit. Por nuk ka një përmirësim të mbledhjes së të ardhurave. Nga një analizë që unë kam bërë, shikoj që paraqitja e buxhetit ka rezerva sepse mund të parashikohen dhe të ardhura më të larta nga ato që kanë parashikuar në këtë projektbuxhet. Do të thotë që qeveria do të vijë me një rishikim plani vitin tjetër, duke qenë se është edhe vit elektoral, ku do të parashikojë këto 2-3 sektorë që ata mendojnë se mund të kenë një impakt në popullsi, pra një rritje të pensioneve. Mendoj se në muajt e parë do deklarojnë një rishikim projekti sepse buxheti ka rezerva dhe duhet të ishte planifikuar më i madh se sa është paraqitur ky në Parlament.

-Disa ekspertë mendojnë se drafti ekonomik 2025 mund të konsiderohet si buxheti i investimeve publike me shifra rekord, 160 mld lekë. Si duhet kuptuar kjo shifër? Më shumë investime publike a nuk përkthehen në mirëqenie?

Albert Gajo: Projektet e infrastrukturës duhet të jenë të integruara. Nëse ti bën një korridor ai duhet të jetë i integruar…duhet të kishte mbaruar porti. Duhet të ishte dhe infrastruktura mbështetëse, duhet të kishte një strategji se si do të mbështesin sektorët e tjerë që të lidheshin me këtë infrastrukturë. Duhet të kishte një plan më të detajuar për të dhënë efektet në ekonomi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.