Shtyhet rivlerësimi i pronave. Do të bëhet vitin e ardhshëm kur të caktohen çmimet e reja të referencës

“Do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, fund shtatori me fund shtatori”, deklaronte kryeministri Edi Rama në korrik të këtij viti. Por rivlerësimi nuk ndodhi. Pas zvarritjes për më shumë se 5 muaj, qeveria ka ndërruar mendje… fushata e rivlerësimit të pronave do të ndodhë vitin e ardhshëm. Sipas […]

Nëntor 5, 2024 - 15:30
 0
Shtyhet rivlerësimi i pronave. Do të bëhet vitin e ardhshëm kur të caktohen çmimet e reja të referencës
Reklamë
Reklamë

“Do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, fund shtatori me fund shtatori”, deklaronte kryeministri Edi Rama në korrik të këtij viti.

Por rivlerësimi nuk ndodhi. Pas zvarritjes për më shumë se 5 muaj, qeveria ka ndërruar mendje… fushata e rivlerësimit të pronave do të ndodhë vitin e ardhshëm. Sipas ministrisë së Financave, kjo për shkak se ende nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin, veçanërisht në vijën bregdetare.

“Rivlerësimi i pasurive te paluajtshme do te behet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”, tha ministri Petrit Malaj, raporton A2 CNN.

Reklamë
Reklamë

Në mesin e muajit maj, deputetja socialiste. Blerina Gjylameti depozitoi në Kuvend projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vetëm 3 për qind deri në 31 qershor 2025. Kryeministri Rama, njoftoi në korrik se norma e rivlerësimit do të ishte 5 për qind, mirëpo të dy versionet kanë mbetur pezull, duke ngecur edhe shit-blerjet e pronave.

Në 13 vitet e fundit janë bërë 5 rivlerësime pronash dhe të gjitha kanë ndodhur përpara zgjedhjeve vendore ose të përgjithshme parlamentare, me tarifa që kanë variuar nga 1 për qind në vitin 2011 në 3 për qind dy rivlerësimet e fundit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.