Doktori që nuk harron vesin

Nga Dritan Hila Berisha nuk lë rast dhe ditë pa iu kujtuar shqiptarëve se është i njëjti ujk i para 30 viteve që lëkurën edhe e ndërron, por vesin nuk e harron. Një ditë më parë sulmoi Linda Ramën, për faktin që ajo është eksperte e certifikuar e ndërkombëtarëve për të bërë ekspertizën e ekonomisë […]

Nëntor 5, 2024 - 18:10
 0
Doktori që nuk harron vesin
Reklamë
Reklamë

Nga Dritan Hila

Berisha nuk lë rast dhe ditë pa iu kujtuar shqiptarëve se është i njëjti ujk i para 30 viteve që lëkurën edhe e ndërron, por vesin nuk e harron.

Një ditë më parë sulmoi Linda Ramën, për faktin që ajo është eksperte e certifikuar e ndërkombëtarëve për të bërë ekspertizën e ekonomisë shqiptare.

Reklamë
Reklamë

Linda Rama as u hyn në hise shqiptarëve, as merr para nga buxheti i shtetit, të vetmen leje ndërtimi për një godinë në pronën e saj që mori këtu e pesëmbëdhjet vite më parë, ia përfolën Berisha dhe skota e tij me vite të tëra ndërkohë që po ndërtonin për vete një lagje të tërë në pronën e shtetit dhe natyrisht nuk ka fondacione.

Mirëpo kënaqësia e Berishës është t’i shikojë shqiptarët që i ka kundër të ngordhin për bukë. Kur nuk i pushon dot vetë nga puna, lëshon zagarët e sulmit.

Ndërkohë në SHBA dhe Selanik elementë të tij tentojnë të prishin takimet e Ramës, siç dikur në vitet ‘91- ‘97 mitingashët e tij prishnin takimet e PS-së.

Ishin vitet kur kishte hedhur në rrugë dhe pushuar nga puna me të famshmin nen 24/1 të gjithë kundërshtarët. Janë ata që morën rrugët e botës dhe sot mbushin sallat e Ramës.

Me siguri kanë për t’u kujtuar kur të vijë dita e votimit. Bën mirë që ua kujton doktori se nuk ka harruar asnjë ves.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.