Për të gjithë ata që presin “shpëtim” nga Bleona!

Nga Aranit Muraçi Kur Donald Trump u bë President për herë të parë, pikërisht në atë vit u votua unanimisht dhe nisi zbatimi i Reformës në Drejtësi, në Shqipëri. Tani që Trump siguroi një mandat të dytë, në pritje të ndonjë zhvillimi të ri në drejtësi, e sigurt është që Bleona Qereti pritet të jetë […]

Nëntor 6, 2024 - 12:15
 0
Për të gjithë ata që presin “shpëtim” nga Bleona!
Reklamë
Reklamë

Nga Aranit Muraçi

Kur Donald Trump u bë President për herë të parë, pikërisht në atë vit u votua unanimisht dhe nisi zbatimi i Reformës në Drejtësi, në Shqipëri.

Tani që Trump siguroi një mandat të dytë, në pritje të ndonjë zhvillimi të ri në drejtësi, e sigurt është që Bleona Qereti pritet të jetë personi më i rëndësishëm dhe më i kërkuar në Shqipëri.

Reklamë
Reklamë

Në mandatin e dytë të Trump, ata që presin të zhbëhet Reforma në Drejtësi, të hiqen ‘non grata’-t apo që premtojnë se me ndihmën e tij do të mund ta kanë më të lehtë ‘misionin historik’ në rrëzimin e qeverisë, duhet të nxitojnë;

Të bëjnë Bleonën për vete, madje t’i sigurojnë një post të rëndësishëm politik para se të jetë vonë, për të lobuar si duhet te Trump, pasi qeveria ka kohë që është vënë në lëvizje duke “korruptuar” vajzën dhe dhëndrin e tij me qëllim për të zëvendësuar Sorosin më këta të fundit, kur të ishte nevoja.

Të gjithë atyre që presin “shpëtim” dhe premtojnë të njëjtin rikthim politik, të frymëzuar nga Bleona, duhet t’i kujtojmë se nuk është nevoja të shkojnë aq larg; përtej Atlantikut. Në Britani ikën pak muaj më parë ikën Konservatorët dhe erdhën Laburistët!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.