Burani me Presh – Receta më e Freskët e Stinës plot Shëndet të Mirë
Burania me presh është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare. Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat e shqiptarëve. Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese. E thjeshtë në përgatitje […] The post Burani me Presh – Receta më e Freskët e Stinës plot Shëndet të Mirë appeared first on AgroWeb.
Burania me presh është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese, pjesë e traditës së kulinarisë shqiptare.
Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat e shqiptarëve.
Burania është një pjatë e lehtë por e pasur me vlera ushqyese.
E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania me presh recetë fantastike për një drektë të shkëlqyer, të shëndetshme.
Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me sallata të ndryshme të stinës, sallata perimesh të zjera apo të pjekura, sallatë me ullinj e portokalle por edhe me byrekë të ndryshëm apo turshitë e shijshme të përgatitura nga amvisat shqiptare.
Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën tipike të buranisë me presh e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familje.
Përgatitja e Buranisë me Spinaq e Vezë në Shtëpi
Përbërësit
- 1 kg presh i freskët
- 1 kokërr qepë
- 3 karrota
- 5 lugë vaj ulliri
- Një grusht oriz
- Kripë
- Piper
- Nenexhik të freskët
Përgatitja
Kujdesemi qe të pastrojmë mirë preshin me ujë të rrjedhshëm.
Pastrojmë qepët dhe i grijmë imët.
Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe dhe shtojmë qepët e grira. I vendosim në zjarr dhe i kavërdisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.
Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavërdisim . në vijim shtojmë ujë (dy gota ujë) dhe i lëmë të zjejnë.
Presim karrotat në copa dhe i shtojmë në tenxhere që të zbuten.
Preshin e prerë në copa por jo shumë të vogla, e hedhim kur të shohim që karrotat janë zbutur dhe çelur në ngjyrë.
Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.
E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shterruar dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.
Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavërdisim, fikim zjarrin dhe mbulojmë tenxheren me kapak.
E servirim të ngrohtë për një shije sa më të mirë, mund t’i shtoni dhe disa pika lëng limoni për të neutralizuar aromën e preshit./AgroWeb.org
The post Burani me Presh – Receta më e Freskët e Stinës plot Shëndet të Mirë appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?