Liderët botërorë urojnë Trump, BE: Të punojmë për një axhendë të fortë transatlantike!
Udhëheqës nga e gjithë bota përgëzuan ish Presidentin Donald Trump për rezultatin në zgjedhjet e të martës. Urimi i kryeministrit britanik Keir Starmer
Udhëheqës nga e gjithë bota përgëzuan ish Presidentin Donald Trump për rezultatin në zgjedhjet e të martës. Urimi i kryeministrit britanik Keir Starmer erdhi, pak pasi kandidati republikan shpalli fitoren.
“Unë e di se marrëdhënia e posaçme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përparojë në të dyja anët e Atlantikut për vitet në vijim”, tha Starmer.
Presidenti francez Emmanuel Macron e vuri theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Urime presidenti Donald Trump.I gatshëm të punojmë sëbashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe begati”, deklaroi Macron.
Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve do të forcohet.
“Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku me sukses për një kohë të gjatë për të nxitur përparimin dhe lirinë në të dyja anët e Atlantikut. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për të mirën e qytetarëve tanë”, u shpreh Scholz
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha në urimin për Donald Trump se vend i saj dhe Shtetet e Bashkuara kanë një “aleancë të palëkundur”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte theksoi se “udhëheqja e Trump do të jetë thelbësore për të mbajtur të fortë aleancën veriatlantike.
Një urim erdhi edhe nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
“Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku për një agjendë të fortë transatlantike”, tha von der Leyen.
Sipas presidentit ukrainas Volodymir Zelensky rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të sjelli paqen në Ukrainë. Ndërsa për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu fitorja e tij do të mundësojë një fillim të ri jo vetëm për Amerikën. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?