Interes i shtuar për ekspozitën e CIIE-së

Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), e mbajtur për të shtatin vit radhazi, ka një rritje të interesimit me 3 496 ekspozues nga 129 vende e rajone, 297 kompani të listës së 500 sipërmarrjeve kryesore globale të revistës “Fortune” ose që janë ndërmarrje udhëheqëse të industrive të tyre. Hapja është koncepti kryesor i […]

Nëntor 6, 2024 - 12:50
 0
Interes i shtuar për ekspozitën e CIIE-së
Reklamë
Reklamë

Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), e mbajtur për të shtatin vit radhazi, ka një rritje të interesimit me 3 496 ekspozues nga 129 vende e rajone, 297 kompani të listës së 500 sipërmarrjeve kryesore globale të revistës “Fortune” ose që janë ndërmarrje udhëheqëse të industrive të tyre.

Hapja është koncepti kryesor i CIIE-së .Sipas statistikave të Doganave Kineze, në tre tremujorët e këtij viti, vlera e përgjithshme e importit dhe eksportit të Kinës arriti nivele të reja, duke i kaluar në çdo tremujor 10 trilionë juanët dhe duke arritur mbi 32 trilionë RMB për herë të parë në histori.

CIIE ka sjellë një pamje të re në çdo edicion. Roli i kësaj ekspozite si një produkt publik ndërkombëtar është bërë gjithnjë e më i dukshëm dhe ekspozuesit nga vendet e Jugut Global e kanë ndier veçanërisht ndikimin e saj. CIIE solli arra akazhu nga Tanzania, speca nga Ruanda dhe mjaltë nga Zambia në familjet kineze, duke përshpejtuar integrimin e këtyre vendeve në procesin e globalizimit. Ekspozita e këtij viti ka ofruar mbi 120 kabina ekspozimi falas për 37 vende më pak të zhvilluara dhe ka zgjeruar seksionin e produkteve afrikane. Ajo ndihmon në zgjerimin e hapjes së njëanshme ndaj vendeve më pak të zhvilluara, duke vënë në praktikë konceptin e përfshirjes e të barazisë me anë të veprimeve konkrete.

Reklamë
Reklamë

Kina ka qenë gjithmonë një mundësi e rëndësishme për zhvillimin global dhe qëndrueshmëria e ekonomisë së saj e bën këtë mundësi edhe më të sigurt.

Në themel të suksesit gjithnjë e në rritje të CIIE-së qëndron besimi global në perspektivat ekonomike të Kinës dhe madhësia e saj e madhe e tregut.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.