Pinxhur – Salca e Traditës Plot Shije dhe Aromë

Vera jep mundësinë e përgatitjes të shumë produkteve të cilat i konsumojmë gjatë stinëve të ftohta. Tradita e përgatitjes së zahireve për vendin tonë është shumë e vjetër por edhe kësaj dite vazhdon të praktikohet. Dikush përgatit turshi, të tjerë trahana. Një nga këto produkte të cilat ruhen për t’u konsumuar gjatë dimrit është edhe […] The post Pinxhur – Salca e Traditës Plot Shije dhe Aromë appeared first on AgroWeb.

Nëntor 6, 2024 - 12:50
 0
Pinxhur – Salca e Traditës Plot Shije dhe Aromë
Reklamë
Reklamë

Vera jep mundësinë e përgatitjes të shumë produkteve të cilat i konsumojmë gjatë stinëve të ftohta.

Tradita e përgatitjes së zahireve për vendin tonë është shumë e vjetër por edhe kësaj dite vazhdon të praktikohet.

Dikush përgatit turshi, të tjerë trahana. Një nga këto produkte të cilat ruhen për t’u konsumuar gjatë dimrit është edhe pinxhuri.

Reklamë
Reklamë

Kjo salcë e përgatitur me të gjitha perimet e verës ka një shije perfekte dhe i jep aromë fantastike recetave tuaja.

AgroWeb.org ju tregon hapat e thjeshtë të përgatitjes së salcës në shtëpi, mjafton t’i ndiqni me kujdes.

Përbërësit:

  • 10 kg speca
  • 15 kg domate
  • 3 filxhanë kafe me vaj ulliri
  • 1 filxhan kafe me kripë
  • 1 filxhan kafe me sheqer
  • 1 filxhan çaj me uthull molle ose rrushi
  • 15  thelpinj hudhër
  • 2 tufa majdanoz

Përgatitja:

Një tenxhere mbusheni me ujë dhe vendoseni për të zierë.

Ndërkohë pastroni domatet duke i larguar bishtat dhe më pas zhytini në ujin e nxehtë.

Lërini aty për 1-2 minuta dhe më pas qërojini lëkurën dhe grijini hollë.

Nga ana tjetër specat vendosini në një tavë që të piqen dhe më pas mjafton t’i qëroni dhe të largoni bishtat dhe farat.

Domatet vendosini në një tenxhere dhe lërini për të zierë në zjarr të ngadaltë.

Po aty shtoni edhe specat të cilët edhe at ai keni grirë sa më imët me ndihmën e një thike.

Specat dhe domatet duhet t’i zieni në zjarr të ulët në mënyrë që lëngu të avullojë pa i djegur perimet.

Ky proces do të zgjasë për 2-3 orë derisa të shihni që salca ka filluar të mpikset dhe të mos ketë lagështirë.

Në këtë moment AgroWeb.org ju këshillon që të hidhni përbërësit e tjerë.

Përziejini me një lugë druri dhe lërini në zjarr edhe për 30 minuta të tjera.

Në fund shtoni edhe majdanozin e grirë dhe po të nxehtë kalojeni pinxhurin në kavanoza.

Mbyllini me kapak dhe kthejini përmbys që t’i largohet ajri, kështu do të qëndrojnë më gjatë.

Kur të jenë ftohur plotësisht ruajini kavanozat në një vend të freskët ose në frigorifer./AgroWeb.org

The post Pinxhur – Salca e Traditës Plot Shije dhe Aromë appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.