Juventus “çmendet” pas shqiptarëve, pas Ismajlit bardhezinjtë duan edhe Zhegrovën
Edon Zhegrova bëri një tjetër paraqitje në Champions League, ku asistoi në golin e barazimit 1-1 përballë Juventusit një natë më parë. Paraqitjet
Edon Zhegrova bëri një tjetër paraqitje në Champions League, ku asistoi në golin e barazimit 1-1 përballë Juventusit një natë më parë.
Paraqitjet e tij fantastike kanë tërhequr vëmendjen e klubit bardhezi, ku Drejtori Sportiv i Juventusit Cristiano Giuntoli po bën gati planin që të marrë në merkaton e verës anësorin e Kosovës.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se edhe sezonin e shkuar shqiptari ishte në planet e Cristiano Giuntolit, por disa rrethana nuk lejuan që marrëveshja të konkludohet.
Zhegrova duket se do të jetë futbollisti i dytë me gjak shqiptar që do të luajë sezonin e ardhsmë për Juventusin, pasi një tjetër është Ardjan Ismajli.
Mediat italiane raportojnë se Ismajli ëhstë shumë pran arritjes së marrëveshjes me Juventusin.
What's Your Reaction?