Padia e biznesmenit Pëllumb Gjoka ndaj Sky Ecc, Kushtetuesja cakton datën kur do të mbahet seanca e parë

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të mbahet seanca e parë ndaj Sky Ecc, pas padisë së biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve. Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, kjo seancë do të mbahet më datë 19 dhjetor të këtij viti. Pëllumb Gjoka është i arrestuar për llogari të SPAK. […]

Nëntor 6, 2024 - 18:05
 0
Padia e biznesmenit Pëllumb Gjoka ndaj Sky Ecc, Kushtetuesja cakton datën kur do të mbahet seanca e parë
Reklamë
Reklamë

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të mbahet seanca e parë ndaj Sky Ecc, pas padisë së biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, kjo seancë do të mbahet më datë 19 dhjetor të këtij viti.

Pëllumb Gjoka është i arrestuar për llogari të SPAK. Dosja “Metamorfoza” zbuloi jo vetëm grupe kriminale në Shqipëri, por edhe zyrtarë policie të përfshirë, si Oltion Bistri apo prokurori Xhevahir Lita, të cilët dalin në përgjimet e në Sky Eç.

Reklamë
Reklamë

Biznesmeni iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku edhe kërkon “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-2238(364), datë 22.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj kërkuesit”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.