“1 milion përqind e vërtetë!”, Buzhala i bindur: Trump ka dashur të vizitojë Thaçin në burg

Emisioni “Opinion” është zhvendosur Nju-Jork duke ndjekur e komentuar zgjedhjet amerikane. Gjatë diskutimit, u prekën edhe raportet e SHBA-së me Shqipërinë që vijojnë të mbeten konstante, por duket se te Kosova pika kyçe mbetet gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit  e të tjerëve. Berat Buzhala deklaron se ka informacion që Donald […]

Nëntor 7, 2024 - 08:30
 0
“1 milion përqind e vërtetë!”, Buzhala i bindur: Trump ka dashur të vizitojë Thaçin në burg
Reklamë
Reklamë

Emisioni “Opinion” është zhvendosur Nju-Jork duke ndjekur e komentuar zgjedhjet amerikane. Gjatë diskutimit, u prekën edhe raportet e SHBA-së me Shqipërinë që vijojnë të mbeten konstante, por duket se te Kosova pika kyçe mbetet gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit  e të tjerëve.

Berat Buzhala deklaron se ka informacion që Donald Trump ka vullnet për ta ndryshuar këtë. Ai dhe Grenell kërkojnë që ajo që Jack Smith ka lënë pas, të shuhet. Sipas tij, presidenti i rizgjedhur i SHBA-ve ka dashur të takojë Hashim Thaçin në burg.

Blendi Fevziu: Berat, më ke thënë, nuk e di sa i qëndron idesë që Grenell është shprehur që ata janë atje pikërisht sepse donin të bënin një marrëveshje në Amerikë dhe për këtë arsye ata nuk meritojnë të jenë  atje.

Reklamë
Reklamë

Berat Buzhala: Sapo lexova edhe një gjë, Fox Neës lajmëroi që Jack Smith po largohet nga dep i drejtësisë, të gjitha rastet e tij po rrëzohen që i kishte ndaj Donald Trump, është lajmi i fundit.

Blendi Fevziu: Po, por ai s’largohet nga Gjykata Speciale.

Berat Buzhala: Jo, është i larguar nga Gjykata Speciale, atje është aktakuza sepse ai s’është atje. Dua të them sa është e rëndësishme për Trump, për Grenell që trashëgimia e Jack Smith të shuhet.

Blendi Fevziu: Po pra,  por akuza e tij është në Gjykatën Speciale.

Berat Buzhala: S’është akuzë ajo. Ajo është një…

Blendi Fevziu: Hetim?

Berat Buzhala: Ajo është një montazh politik.

Blendi Fevziu: Ai rrëzohet kur akuza e tij…

Berat Buzhala: Jo, jo janë disa forma sesi shkon drejt fundit.

Blendi Fevziu: A ka vullnet Trump ta ndryshojë?

Berat Buzhala: Po, ka.

Blendi Fevziu: Je i sigurt, ke informacion apo hamendje?

Berat Buzhala: Kam informacion, 1 milion përqind.

Blendi Fevziu: Që ka vullnet për ta ndryshuar?

Berat Buzhala: Ka vullnet për ta ndryshuar sepse nuk mundet komplet që ajo që ka ndodhur në Hagë dhe bartja e saj në Amerikë është e njëjta gjë. Jack Smith e arrestoi Hashim Thaçin 1 vit para se të bëhej aktakuza, 1 vit është arrestuar Hashim Thaçi pa pasur aktakuzë për të parandaluar Donald Trump.

Blendi Fevziu: Po, që të firmoste marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë.

Berat Buzhala: E kanë marrë në aeroport…

Blendi Fevziu: Po, atë e morën në avion kur ishte drejt Uashingtonit.

Berat Buzhala: Grenell para disa kohësh më ka thënë që kjo është pengesë e Jack Smith sepse u pa që është instrument politik Jack Smith i Partisë Demokratike kur ai pastaj kaloi prej tribunalit dhe shkoi pas Trump. Është e njëjta gjë. Trump ka dashur të vizitojë Thaçin në burg.

Blendi Fevziu: Është e vërtetë kjo?

Berat Buzhala: 1 milion përqind!

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.