Huqi del me shpirtin

Nga Artur Ajazi Edhe pse Gjykata Administrative, i rikthehu në sallën e Parlamentit, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Janë sërish ata, janë të njëjtët që hodhën flakadanë në sallë, që dogjën karriget, që shtynë dhe dhunuan gardistët dhe kryetaren e Kuvendit. Huqi -thonë – del me shpirtin. Ata janë salistë, berishistë, dhe njerëz të […]

Nëntor 7, 2024 - 12:50
 0
Huqi del me shpirtin
Reklamë
Reklamë

Nga Artur Ajazi

Edhe pse Gjykata Administrative, i rikthehu në sallën e Parlamentit, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Janë sërish ata, janë të njëjtët që hodhën flakadanë në sallë, që dogjën karriget, që shtynë dhe dhunuan gardistët dhe kryetaren e Kuvendit. Huqi -thonë – del me shpirtin.

Ata janë salistë, berishistë, dhe njerëz të bindur të kryetarit. Ndoshta derisa të dalin listat përfundimtare të kandidatëve të rinj për deputet nga zyra dhe firma e liderit. Deri atëhere, ata do të bërtasin, do të ulurasin, do ti bëjnë lajka Berishës, dhe pastaj “duke parë dhe duke bërë”. U rikthyen në Parlament, dhe u dukej vetja “si triumfues” ndaj shumicës, ndaj dhe sapo nisi punimet Kuvendi, u sulën mbi kryetaren Spiropali, kryeministrin, ministrat, dhe deklaruan troç “nuk kemi ndryshuar aspak, jemi të njëjtët”.

Reklamë
Reklamë

Por ajo që mendoj unë se u dha “krahë”, ishte fitorja e zotit Trump, rikthimi i tij  si presidenti  i  47  i SHBA. Sa të paditur, sa dritëshkurtër, dhe sa mjeranë janë ata që besojnë se “Trump sapo të shkelë në Shtëpinë e Bardhë, do të lirojë Berishën, dhe rikthejë në pushtet PD”. Vetëm një  politikan provincial  dhe budalla, mund të besojë dhe mendojë se, Trump do të merret me Shqipërinë, sapo të marrë detyrën e tij. Por ja që, ka edhe të tillë akoma, edhe sot pas 34 vitesh në Shqipëri. Edhe pse janë të vetëdijshëm se, situatat, ekuilibrat, dhe rëndësia e politikave globale ka ndryshuar, ata kanë mbetur me “Saliun e 1996”.

Ankohen “pse na përjashtoni, pse na bllokoni me gardistë”,  rebelohen dhe pastaj futen në rradhë kur  gjykatat,  i japin të drejtë Kuvendit  apo kryeministrit vendit. Ikja e Berishës prej Dhjetorit  të kaluar nga Parlamenti, pas “arrestiti shtëpiak”, dhe marrja e “direktivave” me sms nga ballkoni, i ka lënë ata robër të përulësisë ndaj kryetarit  suprem.

Ata sërish do ti rikthehen “avazit”, do të ndezin sërish flakadanët, do të shkulin sërish këmbët e karrigeve, dhe do të përplasen sërish me gardistët. Kanë 12 vjet, që bëjnë të njëjtën gjë, pasi nuk dinë të bëjnë as politikë, as opozitë, dhe as ecuri normale të parlamentarizmit.

Të jesh ligjvënës, nuk do të thotë të trajtosh vehten si “të paprekshëm”. Ligji të limiton, dhe nuk mund ta tejkalosh  cakun ligjor, pse na paske mandatin e deputetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.