Si fitoi Trump? Hispanikët tradhtuan demokratët, ekonomia faktor kyç

Donald Trump e vulosi fitoren e tij ndaj Kamala Harris, me ndihmën e disa prej grupeve të votuesve që dikur mbështeteshin nga demokratët. Pas një fushate populiste, ai premtoi të mbronte punëtorët nga konkurrenca ekonomike globale dhe ofroi ulje taksash. Presidenti i zgjedhur republikan fuqizoi mbështetjen mes klasës punëtore dhe amerikanëve jo-të bardhë, të cilët […]

Nëntor 7, 2024 - 14:40
 0
Si fitoi Trump? Hispanikët tradhtuan demokratët, ekonomia faktor kyç
Reklamë
Reklamë

Donald Trump e vulosi fitoren e tij ndaj Kamala Harris, me ndihmën e disa prej grupeve të votuesve që dikur mbështeteshin nga demokratët.

Pas një fushate populiste, ai premtoi të mbronte punëtorët nga konkurrenca ekonomike globale dhe ofroi ulje taksash. Presidenti i zgjedhur republikan fuqizoi mbështetjen mes klasës punëtore dhe amerikanëve jo-të bardhë, të cilët e ndihmuan të rriste votat pothuajse kudo rreth Amerikës.

Vendimtare për fitoren e tij vlerësohet të ketë qenë rritja e mbështetjes mes hispanikëve, një komunitet që për dekada ka qenë pjesë kyçe e bazës demokrate. Sipas exit-polleve, Trump siguroi 14 përqind më shumë vota nga ky komunitet krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020. Rreth 46 përqind e votuesve të regjistruar hispanikë e zgjedhën Trumpin, ndërsa 4 vite më herët vetëm 32 përqind e tyre e kishin mbështetur në garën kundër Joe Biden.

Reklamë
Reklamë

“Votues hispanikë, mendoj se demokratët i morën si të mirëqenë latinët, por ne kuptuam gënjeshtrat e tyre. Ajo u kap duke gënjyer disa herë,” tha Patricio Saenz, Jr.

“Votova për Trumpin që ekonomia të rritet dhe që të kemi një vend më të mirë,” u shpreh Juan Mendoza.

Hispanikët kanë votuar gjerësisht për demokratët për dekada me radhë, por këtë vit, vota për një kandidat republikan ishte më e larta që prej viteve ’70. Në kontet ku më shumë se 20 përqind e votuesve amerikanë ishin hispanikë, diferenca e Trumpit ndaj Harris u rrit me 13 përqind në krahasim me performancën e tij në 2020. Shumë prej votuesve hispanikë mbështesin qëndrimin e ashpër të Trumpit ndaj emigracionit, duke argumentuar se emigrantët e paligjshëm duhet të deportohen në vendet nga kanë ardhur. Po ashtu, hispanikët, të cilët kanë më shumë përfaqësim në klasën punëtore sesa të bardhët, janë prekur rëndë nga inflacioni dhe kostot e larta të jetesës, çka ka bërë që të humbin besim tek demokratët dhe të besojnë më shumë te Trumpi.

Rritja e konsiderueshme e dallgës së kuqe, i detyrohet gjithashtu edhe fitoreve të Trumpit mes votuesve pa diplomë universitare, një klasë masive qytetarësh që përfshin kategori racore dhe etnike dhe përbën gati gjysmën e elektoratit të Trumpit. Rreth 56% e votuesve pa diplomë zgjodhën republikanin, 6 përqind më shumë se në 2020.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.