Janë ndërtuar 7 mijë banesa të reja/ “Tërmeti” vijon të marrë para nga buxheti, 920 mln € të shpenzuara në 5 vite rindërtim

Ende pasojat materiale të rindërtimit vijojnë të ndjehen në buxhetin e shtetit. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se fatura financiare për rindërtimin e vendit në këto 5 vite ka arritur në mbi 920 milionë euro. Por shpenzimet për këtë proces nuk do të mbarojnë as në vitin 2025. Në projektbuxhetin e vitit të […]

Nëntor 7, 2024 - 16:30
 0
Janë ndërtuar 7 mijë banesa të reja/ “Tërmeti” vijon të marrë para nga buxheti, 920 mln € të shpenzuara në 5 vite rindërtim
Reklamë
Reklamë

Ende pasojat materiale të rindërtimit vijojnë të ndjehen në buxhetin e shtetit. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se fatura financiare për rindërtimin e vendit në këto 5 vite ka arritur në mbi 920 milionë euro.

Por shpenzimet për këtë proces nuk do të mbarojnë as në vitin 2025. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar të shpenzohen 50 milionë euro për rindërtimin e vendit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019-ës.

Ndërsa për këtë vit janë planifikuar të shpenzohen 90 milionë euro nga të cilat deri në fund të shtatorit janë shpenzuar 70 milionë euro. Që kur ka nisur rindërtimi deri më tani afro 7 mijë familje kanë hyrë në banesa të reja.

Reklamë
Reklamë

Sa i takon fondeve për këtë proces ato kryesisht kanë qenë nga buxheti i shtetit. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti kërkonin investime në vlerën 1 miliardë e 80 milionë euro ku mbi 800 milionë euro ishin vetëm dëmet për strehim.

Për rindërtimin e Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve të mbajtur në Bruksel më 17 shkurt 2020, vendit iu ofruan 1.15 miliardë euro, 300 milionë nga të cilat ishin grante, pjesa tjetër kredi.

Mesa duket përgjatë këtyre viteve, Shqipëria ka vendosur të marrë vetëm projektet e BE-së të përqendruara më së shumti nëpër objektet arsimore dhe kulturore, dhe pjesën e banesave ta mbulojë me fonde të buxhetit, pa përfshirë 524 apartamente të financuara nga Turqia dhe pjesën e apartamenteve të ndërtuara nga Emiratet Arabe.

Edhe pse ende nuk ka një datë për mbylljen përfundimtare të tij, financimi i planifikuar në buxhetin e shtetit është deri në vitin 2026, kur do të jepen 50 milionë eurot e fundit.

/Shqiptarja.com

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.